Më 6 janar festohen 173 vjet nga lindja a Hristo Botevit. Poeti, publicisti dhe revolucionari i madh bullgar ka lindur në Kallofer (Bullgari Jugore) në vitin 1848 në familjen e një prej mësuesve të njohur të Rilindjes Botjo Petkov. Devotshmëria e tij patriotike për çlirimin e atdheut e ka dëbuar Botevin në emigracion përtej Perandorisë Osmane.
Gjatë Kryengritjes së Prillit në vitin 1876 ai kryesoi çetën më të madhe të formuar në Rumani, e cila me anijen “Radecki” akustoi në bregun e lumit Danub, që të përkrahë bullgarët e rebeluar. Tri ditë më vonë Çeta e Botevit u shpartallua nga repartet e bashibozukëve, ndërsa Hristo Botev ra i vrarë afër majës Okollçica të malit Stara Pllanina. Heroizmi i tij kishte një jehonë të madhe në tërë Evropën, duke shkaktuar një valë të fuqishme solidariteti me popullin bullgar, që luftonte për lirinë e tij.Në vitin 2009, bashkatdhetari ynë Anton Orush solli koleksionin e tij kushtuar teknologjisë bullgare. Ndër eksponatet në të ka televizorë, radio, pajisje kuzhine, kompjutera, telefona, pajisje për lëshim faturash etj. Gradualisht, ky pasion i tij e shtyu..
Vetëmohimi, ndershmëria, trimëria dhe besimi në të drejtën e lirisë kombëtare dhe në një jetë të denjë. E gjithë kjo personifikon një nga heronjtë më të dashur kombëtar bullgar - Vasill Levski . Më 18 korrik të këtij viti Bullgaria shënon 187 vjet..
Bullgaria vazhdon të jetë i vetmi vend europian që nuk ka memorial për viktimat e regjimeve totalitare. Ky fakt i turpshëm, që shënoi statusin modern të shoqërisë sonë si një ulçerë e pashëruar prej kohësh, u kujtua edhe këtë vit më 1 qershor, kur qindra..