Më 6 janar festohen 173 vjet nga lindja a Hristo Botevit. Poeti, publicisti dhe revolucionari i madh bullgar ka lindur në Kallofer (Bullgari Jugore) në vitin 1848 në familjen e një prej mësuesve të njohur të Rilindjes Botjo Petkov. Devotshmëria e tij patriotike për çlirimin e atdheut e ka dëbuar Botevin në emigracion përtej Perandorisë Osmane.
Gjatë Kryengritjes së Prillit në vitin 1876 ai kryesoi çetën më të madhe të formuar në Rumani, e cila me anijen “Radecki” akustoi në bregun e lumit Danub, që të përkrahë bullgarët e rebeluar. Tri ditë më vonë Çeta e Botevit u shpartallua nga repartet e bashibozukëve, ndërsa Hristo Botev ra i vrarë afër majës Okollçica të malit Stara Pllanina. Heroizmi i tij kishte një jehonë të madhe në tërë Evropën, duke shkaktuar një valë të fuqishme solidariteti me popullin bullgar, që luftonte për lirinë e tij.Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..