Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestë e vogël në përkrahje të Donald Trump në Sofje

Foto: arkiv

Disa protestues, të cilët e përkrahin Presidentin amerikan Donald Trump, u grumbulluan para godinës së Ambasadës së SHBA-së në Sofje. Me pllakate “Përkraheni Trump” dhe “Shpëtojeni Amerikën” ata u bashkuan në mënyrë simbolike në demonstratën e madhe në përkrahje të Trumpit, e cila do të zhvillohet më vonë sot në SHBA.

“Trump bën të mira për ekonominë amerikane, ai kthen vende pune në Amerikë dhe në fund të fundit kjo është më e rëndësishmja për një shoqëri”, tha para mikrofonit të reporteres sonë Marta Mlladenova një nga protestuesit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deljan Peevski

Kryetari i DPS-së Peevski kundërshtoi referendumin për euron

Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) është kategorikisht kundër përpjekjeve të partive antievropiane dhe proruse për të luajtur me temën “referendumi për euron”. Në një qëndrim të publikuar nga qendra e shtypit e DPS-së, kryetari i DPS-së, Deljan..

botuar më 24-07-10 4.33.MD
Deputetët Toshko Jordanov (majtas) dhe Conço Ganev

“Vëzrazhdane” dhe ITN sërish kërkojnë referendum për ruajtjen e levit bullgar

"Vëzrazhdane" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) i parashtrojnë zyrës së parlamentit një kërkesë që Kuvendi Popullor të thërrasë një referendum për ruajtjen e monedhës bullgare lev, njoftoi deputeti Conço Ganev nga "Vëzrazhdane". Kjo është një..

botuar më 24-07-10 11.52.PD
Najden Todorov

Nuk ka kapacitet administrativ në Fondin Kombëtar të Kulturës

Në përgjigje të pyetjeve të deputetëve, ushtruesi i detyrës së ministrit të kulturës, Maestro Najden Todorov , tha se numri i stafit në Fondin Kombëtar të Kulturës është 11 persona. Ata duhet të ndajnë miliona euro për kulturën sipas Planit të..

botuar më 24-07-10 11.36.PD