Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Presidenca portugeze: Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është me prioritet

Augustus Santos Silva

Bisedimet për aderimin e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë janë mes prioriteteve të Presidencës Portugeze të Bashkimit Evropian. Këtë e ka deklaruar ministri i jashtëm portugez Augustus Santos Silva në brifingun online, pasi vendi i tij mori përsipër presidencën e rotacionit nga data 1 janar, transmetoi korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare në Bruksel Angelina Piskova. Augustus Santos Silva ka theksuar se nga ana e Bashkimit Evropian  kanë qenë shumë kërkues ndaj Maqedonisë së Veriut. Ish republika jugosllave është dashur që të kryejë një sërë reformash të rëndësishme dhe madje të ndryshojë dhe emrin e vet. “Në Shkup e kryen punën e tyre. Tani ka ardhur koha që ne të kryejmë punën tonë”, ka thënë ministri i jashtëm portugez.

Tronditje të përditshme dytësore në Kroaci

Pas tërmetit katastrofik me madhësi 6,2 me epiqendër në rajonin e Petrinjas në Kroaci, nga data 29 dhjetor 2020, pasuan tronditje të shumta dytësore. Kjo është një nga dy tronditjet më të forta në territorin e vendit që nga fillimi i shekullit të 20, shkruan Agjencia Telegrafike Bullgare. Më 4 janar në rajon u shpall gjendja e një fatkeqësie natyrore. “Në qoftë se nuk jeni nga Kroacia, ju mendoni për plazhe dhe turizëm, por epiqendra e tërmetit qe në Kroacinë Qendrore-pjesë nga vendi, për të cilin në fakt asnjë nuk mendon”, tha përpara Radios Kombëtare Bullgare gazetarja kroate Jelena Prtoric. Ky është një nga rajonet më të varfra kroate. Këtu dhe shenjat nga luftërat e zhvilluara janë serioze. Disa nga banuesit vendas kanë humbur shtëpitë e tyre për herë të parë pikërisht në këtë periudhë. “Është si në Hiroshima, nuk ekziston gjysma e qytetit”, tha kryetari i bashkisë së Petrinjas, Darinko Dumbroviç pas tërmetit. Qytetarët kroatë kanë dhuruar rreth 7,8 milionë euro, kurse Kryqi i Kuq Kroat - rreth 4,6 milionë euro për të ndihmuar rajonet e dëmtuara.

Ndryshime qeveritare në Greqi - opozita mendon se, janë kozmetike

Zëdhënësi i ri i qeverisë greke Hristos Tarantilis shpalli përbërjen e kabinetit të rinovuar të kryeministrit Kiriakos Micotakis, pas së cilës anëtarët e rinj u betuan. Janë kryer ndryshime kryesisht në nivelin e zëvendës-ministrave, kurse personat e rinj janë kryesisht nga partia konservatore drejtuese “Demokracia e Re”.  Postet e liruara të ministrave të punëve të brendshme dhe të punës i zunë ministri i deritanishëm  i zhvillimit agrar Makis Voridis dhe të mjedisit dhe energjetikës Kostis Hadzidakis, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Opozita i vlerëson ndryshimet si kozmetike. Zëvendës ministri i ri i kulturës dhe i sportit Nikollas Yatromanolakis hyn në histori si përfaqësuesi i parë i hapur i LGBT bashkësisë në qeverinë e Greqisë. Qëllimi i ndryshimeve janë arritja e një rivendosjeje më të shpejtë të ekonomisë së vendit në sfondin e dëmeve nga pandemia, deklarojnë drejtuesit.

Deri më 10 vjet burg për inkurajimin e praktikave anti-rome në Rumani

Që më 3 muaj deri më 10 vjet burg për ata, të cilët propagandojnë  publikisht doktrina anti-rome, shpërndajnë një tip të tillë materialesh ose marrin pjesë në organizata me një karakter anti-rom, parashikon ligji shpallur nga Presidenti Rumun Klaus Johannes, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Akti normativ e përcakton termin “anticiganizëm” si shfaqje verbale dhe fizike kundra ciganëve, të motivuar nga urrejtja. Ai është i miratuar në Senat gjatë dhjetorit të vitit 2019, kurse më 15 dhjetor 2020 merr dhe votën vendimtare në Dhomën e Deputetëve.

Alpinisti rumun Aleks Gavan u drejtua në një ngjitje dimërore të K2

Alpinisti rumun 38 vjeçar Aleks Gavan në partneritet me italianen 34 vjeçare Tamara Lunger ndërmori një ngjitje nëpër shpatat e K2 në përpjekje për të ngjitur majën e dytë më të lartë në botë në kushte dimërore. Që të dy nuk do të përdorin oksigjen shtesë. “Ngjitja me oksigjen  është mashtrim - në 8000 metra ndihesh si në 3500 pa oksigjen”, tha Gavan në një intervistë për BBS. Në qoftë se çdo gjë zhvillohet sipas planit, çifti duhet ta ngjitet në majën më frikësuese në botë në mesin e muajit shkurt. Gavan ka pas shpine 7 maja tetëmijëshe pa oksigjen, kurse Tamara - katër pjesëmarrje në ngjitjet dimërore të tetëmijëshave.  

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD