Një dokument i ri personal “Kartë për origjinë bullgare” do t’u japë të drejtën të huajve me origjinë bullgare për të punuar, mësuar dhe qëndruar në Bullgari. Parlamenti miratoi në lexim të parë një shtojcë në Ligjin për dokumentet personale bullgare. Karta do ta përballojë ndalimin në disa vende për nënshtetësi të dyfishtë, theksuan “Patriotët e Bashkuar”, të cilët e parashtruan shtojcën.
Procedura e lëshimit të kartës do të ngjajë me atë të dhënies së dokumenteve personale bullgare. Mbetet kërkesa për certifikatë për vërtetimin e origjinës bullgare, e cila jepet nga Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit.Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..