Kukerë nga fshati Çergan, rrethi i qytetit Jamboll, janë në kopertinën e numrit të janarit të revistës "National Geographic" për Bullgarinë, njoftoi kryetari i bashkisë Gjeorgji Gjeorgjiev.
Grupi i kukerëve është themeluar gjatë vitit të largët 1938 dhe çdo dimër prezanton traditën popullore për dëbimin e së keqes në Çergan, dhe po kështu dhe nëpër festivale regjionale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Amatorët janë mbajtës të dekoratave të shumta.
Autori i fotografisë me ngjyra është Ivo Dançev, i cili studion grupet e ndryshme të maskaradës në vend. Kuadrot janë një pjesë nga projekti “Mbrojtësit”, për të cilin fotografi do të tregojë gjatë javës së ardhshme përpara Radio Bullgarisë.
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..
Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..