Në fund të vitit 2020 papunësia në Bullgari ka qenë 6.7%. Gjatë dhjetorit masat e rrepta kufizuese për shkak të pandemisë tashmë ishin në fuqi. Një sërë biznesesh përsëri mbetën të mbyllura, por papunësia në krahasim me nëntorin nuk është rritur, njoftoi Agjencia e Punësimit. 6.7% është vlera më e ulët e regjistruar pas fundit të gjendjes së jashtëzakonshme më 13 maj 2020. Në krahasim me dhjetorit e 2019-ës papunësia është rritur me 0.8%. Të papunët e regjistruar kanë qenë 220 292, gjë që sipas bazës vjetore përbën një rritje me 25 577 veta, transmetoi BTA.
Që nga maji deri në dhjetor masat anti-krizë kundër pasojave të pandemisë 60/40 dhe 80/20 kanë ruajtur vendet e punës të mbi 300 000 vetave, bëri të ditur Agjencia.Bullgaria i propozoi ndihmë Hungarisë për të përballuar vështirësitë e shkaktuara nga ndalimi i tranzitit të naftës përmes Ukrainës. Kjo bëhet e qartë nga një mesazh i ministrit të jashtëm hungarez Peter Sijarto. "Bullgaria, si një mik i vërtetë dhe..
Bullgaria është ndër vendet me përqindjet më të larta të pronave të veta në Evropë, por ka përqindjen më të ulët të shtëpive të siguruara. Këtë e tha për BNT Nikollaj Stançev, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Siguruesve Bullgarë. Pavarësisht..
Komisioni Evropian prezantoi raportin vjetor për sundimin e ligjit në BE. Komisioni vëren ndryshimet e miratuara në Kushtetutën e Bullgarisë. Sofjes, përsëri si në raportin e vitit të kaluar, i rekomandohet të ndërmarrë ndryshime ligjore për të..
Gjatë natës në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot i kthjellët. Ditën e shtunë do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi..
Deti i Zi është një nga detet me ngrohjen më të shpejtë në botë. Deri në fund të shekullit, shpejtësia e erës në rajon pritet të rritet, reshjet do të..
Bullgarët vlerësojnë më së shumti demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe standardin e jetesës në BE, sipas të dhënave të..