Koha më e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare ishte gjatë shtatorit pas protestave me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë, deklaroi Presidenti Rumen Radev para ceremonisë së shugurimit të peshkopit Imzot Rumen Stanev në Katedralen Katolike Romake “Shën Jozef” në Sofje.
Kreu i Shtetit deklaroi se kabineti është fajtor për vdekjet nga Covid-19 sepse nuk e ka përgatitur vendin për valën e dytë të pandemisë.
“Gjatë këtyre muajve u tërhoqën miliardë nga buxheti shtetëror dhe mund t’i parandalonim këto humbje, në qoftë se i kishim zhvilluar zgjedhjet me kohë”, tha Presidenti.
Ai komentoi gjithashtu refuzimin e pushtetarëve “për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme për “shërimin” e procesit zgjedhor” dhe u bëri apel të gjithë bullgarëve për ta respektuar ligjin.Serbia kërkoi një perspektivë më të qartë evropiane për Ballkanin Perëndimor “Ballkanit Perëndimor i duhet një perspektivë më të qartë evropiane”. Këtë e ka deklaruar ministri i jashtëm serb Nikolla Sellakoviç në konferencën e shtypit të..
Që sot, Bullgaria zyrtarisht është në një garë zgjedhore. Ajo vazhdon 29 ditë dhe përfundon në orën 24.00 në mesnatë më 2 prill 2021, tregon vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor. 24 orë përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare më 4 prill..
Sot është afati përfundimtar, në të cilin partitë dhe koalicionet, të regjistruara për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, duhet të paraqesin në komisionet e zgjedhjeve të qarkut listat me kandidatët për deputetë. Nëse bullgarët do të shikojnë në to..