Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A kanë të ardhme blloqet e panelit në Bullgari?

Shtëpitë e parafabrikuara moderne dikur tani kërkojnë investime të konsiderueshme

Foto: BGNES

Lagja Trakia në qytetin Plovdiv, komplekset Ljulin, Mlladost, Druzhba, Tollstoj dhe shumë të tjera në Sofje - e përbashkëta midis tyre është se banuesit e tyre banojnë kryesisht në ndërtesa të parafabrikuara, një simbol i urbanizimit në vendet  e kampit socialist gjatë viteve 60-70 të shekullit të 20, Sot, pavarësisht nga mundësitë moderne për rinimin dhe rinovimin e ndërtesave, pjesa më e madhe e blloqeve të panelit janë në të njëjtën gjendje, në të cilën kanë qenë përpara 40-50 vjetëve.

Inxhinierët, të cilët kanë marrë pjesë në projektimin e blloqeve të panelit, dhe sot pohojnë se ato nuk kanë një afat përfundimtar të shfrytëzimit. Por për të gjithë është e dukshme se ekziston korrozion i materialeve, sepse pjesa më e madhe e godinave janë të ndërtuara shumë shpejt dhe me pak mjete. Akoma përpara 6 vjetëve mediat tek ne  alarmuan  se rreth 2 milionë nga popullsia e vendit jeton në godina të vjetra paneli, të cilat në masë nuk kanë pasaporta teknike dhe kanë nevojë prej një renovimi. Tema po bëhet gjithnjë e më aktuale, meqenëse gjatë vitit 2020 përfundoi afati përfundimtar, në të cilin blloqet më të vjetra të panelit duhej të rinovoheshin krejtësisht, që të mos të jenë të rrezikshme për banuesit e vet.

Ky është shkaku që në eterin e Radios Kombëtare Bullgare të vihet në dukje çështja e dhimbshme për shumë njerëz-cili është afati i skadimit të blloqeve të panelit të parafabrikuar dhe çfarë është e ardhmja e tyre?

“25% prej njerëzve tek ne jetojnë në ndërtesa banimi me panele të mëdha, por njerëzit të cilët jetojnë në to nuk duhet të frikësohen nga besueshmëria e tyre e përdorimit dhe qëndrueshmëria. Kjo nuk do të thotë se ato nuk duhet të mirëmbahen - tha përpara programit “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare profesori, inxhinier Dimitër Nazërski - pedagog në Universitetin për Arkitekturë, Ndërtim dhe Gjeodezi. Nëse ka probleme, ato duhet të riparohen në kohën e duhur. Ndjenja për godina të braktisura në komplekse të tëra me blloqe panele vjen nga mungesa e mirëmbajtjes së fasadave, të shkallëve dhe të hapësirave të përbashkëta në shumë prej tyre. Godinat parafabrikat nuk kanë një afat përfundimtar të skadimit, ato janë me një afat të gjatë dhe janë godinat më të parrezikshme gjatë tërmeteve të forta.  Deri tani maksimum  8-9 % nga godinat tek ne janë të rinovuara nga jashtë kurse pasaporta teknike dhe certifikata për karakteristikat energjetike duhet të kenë që të gjitha godinat deri në vitin 2023” - rikujton profesori Nazërski.

Çdo një banues i qytetit të madh ka vështrimin dhe pikëpamjen e vet mbi blloqet e panelit, kurse ajo mund të përgjithësohet kështu: blloqet e panelit mund të kenë të ardhme, por ajo varet gjithnjë e më shumë nga mirëmbajtja e drejt dhe e rregullt dhe nga forcimi i tyre konstruktiv, dhe jo nga rinovimi i tyre i jashtëm dhe kozmetik.

Ndjenja e pronarit bullgar lidhur me shtëpinë duke e konsideruar atë si një “kështjellë mbrojtëse” ku vet është pronar dhe zot i jetës së tij, duket dhe mbi fasadat e blloqeve të panelit. Shumë nga banesat  rehabilitohen sipas preferencave dhe aftësive të pronarëve të tyre. Prandaj shpesh fasadat e blloqeve shumëkatëshe duken si me arna, në një pa përshtatje me pamjen e përgjithshme të ndërtesës.

Procesi i rehabilitimit është mjaft i vështirë, sepse  duhet të arrihet pajtim midis pronarëve të shumtë, gjë e cila nuk ndodh pothuajse asnjëherë.

“Në Bullgari është pranuar Strategjia Kombëtare deri në vitin 2030 me qëllime ambicioze për rritjen e efikasitetit të energjisë dhe rinovimin e energjisë së ndërtesave. Shpresojmë që nga viti i ardhshëm të planifikohen programe, të cilat të financojnë masa për përmirësimin e efikasitetit energjetik të godinave” - thotë Ina Bojaxhieva, shefe e degës “Kontroll mbi efikasitetin energjetik” pranë Agjencisë për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Energjisë.

Përpiloi: Gergana Mançeva /në bazë të intervistave të Milena Vodeniçarovës, BNR-programi “Hristo Botev”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD