Pronarët e objekteve tregtare të mbyllura për shkak të masave anti-epidemike këmbëngulin për hapjen e tyre, madje me çmimin e ditëve më të pakta të punës dhe një orari më të kufizuar të punës. Këtë e deklaroi Asociacioni Bullgar Retail në një letër dërguar Kryeministrit Bojko Borisov, Zëvendëskryeministrit Tomisllav Donçev dhe ministrave të financave dhe të ekonomisë, njoftoi reporterja Natalia Gançovska. Nga masat anti-epidemike janë më të prekura objektet që ndodhen në qendrat e mëdha tregtare.
“Përkrahja e shtetit në kuadrin e programeve për ndihmë ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, “Ruajmë”, ose 10% prej xhiros së pakësuar, nuk janë të mjaftueshme dhe nuk mund të arrijnë deri tek të gjithë”, komentuan nga Asociacioni.Nxënësja bullgare e klasës së dymbëdhjetë, Aleksandra Petkova ishte në mesin e 20 të rinjve të përzgjedhur nga e gjithë bota me arritje të njohura shkencore, të cilët prezantuan punën e tyre në Çmimet Nobel në Stokholm, njoftoi Ministria e Arsimit dhe..
Para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos deklaroi se pritet që Republika e Maqedonisë së Veriut të ndryshojë Kushtetutën. Kos dha shembullin e Serbisë, me të cilën nuk u hap klasteri..
Qeveria bullgare i ka dërguar Republikës së Maqedonisë së Veriut një projekt-marrëveshje për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar që lidh të dy vendet. Propozimi i shtetit bullgar është që të dy qeveritë të marrin..
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu..
Sipas Kushtetutës, sot presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të Kuvendit Popullor,..
Qeveria miratoi një projekt-amendament të ligjit për të huajt në Republikën e Bullgarisë. Ndryshimet e miratuara synojnë të sinkronizojnë dokumentin me..