Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas Ministres së Punës dhe Politikës Sociale shumica e protestave janë politizuar

Ministrja Saçeva
Foto: BGNES

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva mendon se një pjesë e protestave, të cilat organizohen kohët e fundit, tashmë janë element i fushatës paraelektorale. Saçeva saktësoi se kjo nuk i përket protestës së pronarëve të restoranteve, transmetoi BTA

Sipas Ministres njerëzit ndihen të diskriminuar, sepse hapen shkollat, palestrat dhe qendrat e mëdha tregtare dhe ata gjithashtu duan të punojnë. Por vlerësimi i autoriteteve shëndetësore, i cili është me prioritet në kushtet e pandemisë, është që ato të hapen gjatë marsit.

Ministrja shtoi se vendimi është i vështirë edhe për qeverinë, sepse kjo do të thotë akoma rreth 35 mln. euro në kuadrin e masave për kompensime të të punësuarve në këtë degë.

Një pjesë e protestuesve shpallën se megjithë ndalesën ata do të hapin lokalet e veta që më 1 shkurt.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD