Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria duhet të ruajë një ushtri prej të paktën 43 vetash

Foto: BGNES

Qeveria miratoi një Program për Zhvillimin e Forcave të Armatosura, transmetoi BTA. Numri i tyre deri në vitin 2032 duhet të jetë jo më pak se 43 000 veta, me një rezervë prej 3000 vetash. Shpenzimet për mbrojtjen duhet të arrijnë 2% të PBB-së së vendit deri në vitin 2024. Në qoftë se gjendja ekonomike lejon, shpenzimet për mbrojtje duhet të mbeten të paktën në këtë nivel, ose madje të jenë në një nivel më të lartë, është shkruar në dokument.

Saktësohet se Forcat e Armatosura duhet të disponojnë aftësitë kryesore mbrojtëse me prioritet, që t’i përgjigjen pjesës më të madhe të kërkesave minimale operative në zbatim të detyrave në kuadrin e tri misioneve të tyre kryesore – “Mbrojtja”, “Përkrahja e Paqes dhe Sigurisë Ndërkombëtare” dhe “Kontributi ndaj sigurisë kombëtare në kohë paqeje”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga problemet e veshkave për shkak të palëvizshmërisë dhe peshës së tepërt

Rritet numri i personave me probleme me veshkat, njoftoi në Ditën e sotme Botërore të Veshkave prof. Biser Borisov, shef i Klinikës së Nefrologjisë në Spitalin Universitar "Dr.Georgi Stranski" në Pleven. Sipas tij, sëmundjet kronike të veshkave prekin..

botuar më 25-03-13 12.56.MD

Bojkoti i pestë radhazi i zinxhirëve tregtarë

Qytetarët do të heqin dorë nga blerjet në dyqanet e mëdha dhe shërbimet bankare sot. Arsyeja e bojkotit për të pestën javë radhazi janë çmimet e larta të produkteve ushqimore bazë dhe kërkesa për të pranuar një kufi për tarifat bankare. Nismëtarët..

botuar më 25-03-13 9.43.PD

Qindra qytetarë u shpallën për shtet ligjor dhe zgjedhje të ndershme

Nën moton "#KUSH po bllokon Kushtetutën", qindra qytetarë protestuan mbrëmë në qendër të Sofjes dhe qyteteve të tjera të mëdha, duke bërë thirrje për sundim të ligjit dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Në një simbiozë kriminale, kompania..

botuar më 25-03-13 9.26.PD