Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gareth Lee Gradwell – për një kuzhinier britanik, ose cila është shija e Bullgarisë

Ai është britanik, përpara kësaj ka jetuar në Spanjë. Vite të tëra me radhë ai viziton botën si kryekuzhinier i anijeve kroçere. Por, koronavirusi e detyron  qe të “ankorojë” për një periudhë të përhershme dhe kjo jo kudo që të jetë, por në bregdetin tonë të Detit të Zi. Dhe kështu tanimë për vit të dytë Gareth Lee Gradwell jeton në Varna, bashkë me partneren e tij, e cila është bullgare, dhe me vajzën e tyre 5 vjeçe Zhana-Mari. Pohon se po bën përpjekje serioze që të mësojë gjuhën bullgare, me idenë që gjatë kësaj vere të hapë një restorant buzë detit dhe të mund të praktikojë profesionin e tij të dashur.


Çfarë mund bëjë një kuzhinier britanik në kushtet e pandemisë tek ne?

Për shembull të gatuajë dhe të ndajë receta vendase si dhe përjetimet e tij online, kuptohet! Jo rastësisht Gareth e ka quajtur You Tube kanalin e tij A taste of Bulgaria /Me shijen e Bullgarisë/. I pëlqen se këtu është krejtësisht gjë e zakonshme të rrisësh fruta dhe  perime dhe pas kësaj të bësh komposto dhe lutenicë /një salcë e bërë me speca dhe domate/. “Në qytete mund të shikosh në hapësirën midis pallateve sesi rriten domate - dhe kjo gjë më përmbush zemrën!” - thotë Gareth. Por, a i pëlqen kuzhina bullgare? Nuk ka dy mendime rreth kësaj çështjeje: “Po, kuptohet! Dhe fakti se në të seriozisht ka zënë vend mishi. Shumë nga gjellët tuaja janë mbi bazën e mishit”.

Për gjellën e tij të dashur bullgare na tregon këtë:

“Unë jam pak i mërzitshëm në këtë drejtim, sepse më pëlqen shumë skara dhe po kështu më pëlqen shumë se ju vazhdimisht pikni mishra të ndryshme. Por, kur bëhet fjalë për gjellë tradicionale, pa u menduar fare do të cilësoj “kapamanë”. Meqenëse kam rrënjë austriake, më pëlqen shumë  lakra arme. Dhe kur ajo gërshetohet me mish dhe piqet në vazhdim të 3-4 orëve, mishi bëhet si tru, por nga ana tjetër ndien dhe shijen pak të thartë nga lakra”.

Gareth është i bindur se Bullgaria është një nga vendet më të nënvleftësuara në Evropë. Pohon se njerëzit nuk dinë pothuajse asgjë për të. “Pjesa më e madhe e britanikëve e lidhin vendin tuaj vetëm me qytetin Bansko, me mundësitë për ski dhe me mizoritë e dehjes në Sllënçev Brjag. Kurse ky vend është i njohur me pasuritë e veta të shkëlqyera! Ju keni det, male, pyje. Por çfarë të themi për historinë tuaj! Unë nuk e dija fare përpara se të vij këtu se ky është shteti më i vjetër në Evropë”- thotë Gareth.

Padyshim që arrijmë deri tek pyetja se cila gjë i bën një përshtypje më të fortë?

“Më pëlqen se jeni një vend i cili respekton shumë traditat e veta. Është gjë e mirë të shikosh  sesi të rinjtë luajnë valle, si e ndjekin kalendarin popullor. Për shembull në ditën e Shën Jordanit çdo vit ata marrin pjesë në nxjerrjen e kryqit nga uji. Përveç kësaj bullgarët janë një popull krenar, dhe kjo më pëlqen”. Por, ka dhe gjëra në Bullgari të cilat patjetër që e shqetësojnë:

Gareth Lee Gradwell me partneren e tij në jetë dhe me vajzën e tyre Zhana-Mari

“Këtu rrugët janë në një gjendje mjaft të keqe, në krahasim me Evropën Perëndimore. Kurse shoferët nganjëherë janë mjaft të rrezikshëm. Këtu është një sfidë e madhe t’i japësh makinës! Dhe një gjë tjetër - në fillim më ishte e vështirë, sepse unë vij nga Anglia. Tek ne që të gjithë janë shumë të edukuar dhe galantë. Ne e teprojmë me përsëritjen e vazhdueshme të fjalës “faleminderit” ose “ju lutem”, ndërsa këtu, njerëzit të duken pak më të prerë, por thjesht toni i tyre është i tillë. Sjelljet e tyre duken pak të ashpra. Pas kësaj ti i jep llogari vetes se kjo nuk është shfaqje e një arrogance, por më tepër një mënyrë e komunikimit”. Sa i përket pyetjes se cila është shija e vendit tonë për një britanik, përgjigja e Garethit na befasojë:

“Për mua shija e vërtetë e Bullgarisë është shija e....lirisë”.

Çfarëdo që të thonë këto fjalë, një gjë është e sigurt - Gareth e pëlqen jetën e tij në Bullgari – këtu ka gjetur strehë pas shëtitjeve shumëvjeçare me anijet kroçere nëpër dete dhe oqeane. Pikërisht këtu mjeshtri kuzhinier britanik mendon të mbetet dhe në të ardhmen!

Shikoni videon e shikuar më tepër të Gareth: “Bullgaria është mbase një nga vendet më të nënvleftësuara në Evropë”:

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkivi personal i Gareth Lee Gradwell


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Darena Gesheva me bashkëshortin e saj Krikor, gjithashtu anestezist

Darena Gesheva dhe jeta e saj e denjë për një roman aventuresk

Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi..

botuar më 24-06-05 7.30.PD

Cveti dhe buajt e saj "të lumtur" të racës bullgare murra

Ajo është e bukur, e hollë, e re dhe e arsimuar. I ka të gjitha cilësitë për të pasur një karrierë të suksesshme në botën e pasarelave apo në atë të reklamave! Por ajo zgjedh të rrisë ...buaj në fshat. Cvetelina Nedkova u diplomua me nota të shkëlqyera..

botuar më 24-05-30 7.30.PD

Një delegacion shtetëror bullgar sjell në Vatikan simbolet bullgare të paqes dhe unitetit shpirtëror

Çdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i..

botuar më 24-05-21 7.30.PD