Eshtrat e Mbretitbullgar Samoil /997-1014/ dhe të dy mbretërve të fundit të Mbretërisë së Dytë Bullgare janë mbyllur në bodrumet e Muzeut Bizantin në Selanik të Greqisë. Për grekët këto lipsana nuk kanë aspak vlerë. Është kohë që përsëri të kërkojmë nga fqinji ynë jugor transferimin e tyre te ne, tha për Agjencinë Telegrafike Bullgare BTA arkeologu prof. Nikollaj Ovçarov.
Vendi i këtyre eshtrave është në atdheun e tyre – Bullgaria. Kështu do të zbatohet edhe dëshira e zbuluesit të tyre – arkeologu grek prof. Nikolaos Mutsopulos, bëri apel Ovçarov.
Gjatë viteve 60 të shekullit XX në ishullin e vogël “Shën Ahil” në Liqenin e Vogël të Prespës në themelet e bazilikës u gjetën sarkofagët me eshtrat e Mbretit Samoil, të birit të tij - mbreti i ardhshëm bullgar Gavrail Radomir /1014-1015/, dhe të nipit të Samoilit - Mbreti Ivan Vladislav– mbret i bullgarëve në periudhën 1015-1018.
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..