Tenistja jonë më e mirë Cvetana Pironkova fitoi me lehtësi kundër ruses Liudmila Samsonova në raundin e parë të turneut Yarra Valley Classic në Melburn të Australisë me fond prej 565 mijë dollarësh.
Bullgarja po vazhdon përpara në garë, me rezultat 6:2, 6:1. Në raundin e dytë Cvetana Pironkova do të luajë me kroaten Donna Vekić.
Gara është përgatitja e fundit para Kampionatit të Hapur të Tenisit të Australisë, i cili fillon më 8 shkurt.
Magdalena Hristova fitoi titullin e tretë botëror në atletikë për veteranë. Bullgarja triumfoi në kërcimin së gjati në grupmoshën +45 në kampionatin e planetit në Goteborg (Suedi), duke arritur 5.63 m (me erë të kundërt 1.4 m).
Një orë përpara se Petër Stojçev të mbërrinte në Japoni për maratonën përfundimtare të notit në ngushticën Cugaru të serisë Oceans Seven, pati një tërmet me magnitudë 7.1 dhe një tajfun. Pritej gjithashtu një cunami. “Japonia ishte një udhëtim shumë..
Kombëtarja bullgare fitoi titullin e Kampionatit Ballkanik të Volejbollit për meshkuj nën 20 vjeç, i cili u mbajt në Varniaçka Banja të Serbisë. Në finale volejbollistët bullgarë mundën vendasit me rezultat 3:1 (25:17, 22:25, 25:23, 25:21). Të..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi..