Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mani 450 vjeçar në konkursin “Pema Evropiane e vitit 2021”

Foto: arkiv

Mani i vjetër, i cili tanimë 450 vjet gëzon dashurinë e banuesve të qytetit Veliki Presllav (Bullgari Verilindore), do të konkurrojë në Konkursin Ndërkombëtar “Pema Evropiane e Vitit 2021”. Pema me dinjitet ruan kujtimin për ngjarje të shumta historike dhe personalitete - mes tyre vojvoda Stefan Karaxha dhe Apostulli i lirisë Vasill Levski. Gjatë vitit 1900, patriarku i letërsisë bullgare Ivan Vazov takohet me banuesit vendas në kafenenë, ku mani zgjat degët e veta.

Zgjedhja për një pemë evropiane do të vazhdojë  deri në fund të muajit shkurt dhe në të mund të marrin pjesë online njerëz nga e gjithë bota. Fituesi do të shpallet më 17 mars, njoftuan nga Fondacioni “EkoKomunitet”. “Le të dëshmojmë, se Bullgaria jonë e vogël por e papërsëritshme si dhe qyteti ynë i dashur kanë cilësinë të mahnitin çdo një”, bëjnë thirrje ndaj bullgarëve nga bashkia Veliki Presllav.

Përpiloi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasilleva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ringjallja e Krishtit ndryshon përfytyrimet për jetën dhe vdekjen

E pritur me drithërimë dhe e kremtuar me shumë solemnitet, Pashka është kurora e mësimit të Krishtit. Për të krishterët, ajo është premtimi i përmbushur i fitores mbi errësirën dhe i pavdekësisë së shpirtit njerëzor . Me shpresën për..

botuar më 24-05-04 5.35.MD

E Shtuna e Madhe është dita më e bekuar

Kisha Ortodokse e lavdëron të Shtunën e Madhe si ditën e shtatë më të bekuar, në të cilën Fjala e Zotit shtrihet në varr si njënjeri i vdekur, por në të njëjtën kohë e shpëton botën. I shtrirë në varr, shpirti i Jezu Krishtit është në ferr..

botuar më 24-05-04 9.28.PD

Holanda mbetet destinacioni kryesor për arsimimin e bullgarëve jashtë vendit

Numri i kandidatë studentëve bullgarë që dëshirojnë të studiojnë arsimin e lartë jashtë vendit u rrit me 60% krahasuar me vitin 2023, tregojnë të dhënat nga ekspozita "Edukimi botëror", njofton BNR Stara Zagora. Holanda vazhdon të jetë në pozitën..

botuar më 24-05-03 4.35.MD