Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U gjet kufoma e alpinistit bullgar Atanas Skatov nën majën K2

| rinovuar më 21-02-05 3.55.MD
Atanas Skatov
Foto: atanasskatov.com

Kufoma e alpinistit bullgar Atanas Skatov /1978-2021/ u gjet nga një helikopter i Ushtrisë Pakistaneze dhe u mor nga Kampi Bazë nën majën K2 në Himalaje në qytetin më të afërt në Pakistanin Verior.

Alpinisti bullgar Atanas Skatov ra përderisa po zbriste nga Kampi 3 në Kampin Bazë pas një sulmi të pasuksesshëm të natës të majës së dytë më të lartë K2 (8611 m). Kjo u njoftua në Twitter nga kompania e specializuar e ekspeditave në lartësi të mëdha Alpine Adventure Guides.

Agjencia Nepalese – organizatore e ekspeditës tha për BNR se ata supozojnë se bullgari u shkëput nga litari dhe ra përderisa zbriste nga Kampi 3 në Kampin Bazë. Agjencia mohoi informacionin e mëparshëm se arsyeja e rënies së Skatovit ishte një litar i thyer.

Më 4 shkurt bullgari dhe 20 persona të tjerë u ngjitën në Kampin 3, i cili është në lartësi rreth 7300 metra. Nga atje, sulmi do të fillonte nata e 4 duke u gdhirë 5 shkurt. Herët këtë mëngjes, megjithatë, kompania nepaleze - organizator i ekspeditës njoftoi se ngjitja u ndalua dhe pjesëmarrësit filluan të zbresin në Kampin Bazë.

Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme është në kontakt me të afërmit e Atanas Skatovit dhe ndihmon me sa është e domosdoshme. “Ne bëjmë homazhe para forcës së shpirtit të alpinistit tonë - vepra dhe vullneti i tij i pamëshirshëm për të ngjitur majat nuk do të harrohen kurrë!”, theksohet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme për mediat.

Me profesion Atanas Skatov është agronom në mbrojtjen e bimëve. Në më pak se 7 vjet ai ngjiti 10 + 1 maja me lartësi prej mbi 8000 metra (Everest dy herë në rrugë të ndryshme) dhe u bë bullgari i parë që ngjiti shtatë kampionët kontinental (Shtatë Samitet). Të gjitha këto ai i arriti në një dietë me bazë bimore, pa pasur përvojë profesionale në alpinizëm dhe pa ushtruar sporte deri në vitin 2012.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov e nisi me fitore pjesëmarrjen në Brisbane

I dyti në skemën ATP 250 në Brisbane, Grigor Dimitrov, filloi me sukses sezonin e tij të 18-të në tenisin profesional. Në mbrojtje të titullit, bullgari mundi me 7:6(5), 6:3 të kualifikuarin nga Gjermania Janik Hanfman pas një orë e 47 minuta lojë...

botuar më 24-12-30 11.26.PD
Karllos Nasar

Karllos Nasar është ndër dhjetë sportistët më të mirë në Ballkan

Kampioni olimpik, botëror dhe evropian, Karllos Nasar, u përzgjodh në mesin e dhjetë sportistëve më të mirë në edicionin e 51-të të sondazhit të BTA “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024. Agjencitë kombëtare të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë, Turqisë,..

botuar më 24-12-28 7.50.PD
Karlos Nasar

Karlos Nasar është zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë

Karlos Nasar u shpall zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë për vitin 2024. Gjatë këtij viti, me rekordet e tij të përmirësuara olimpike dhe botërore, peshëngritësi bullgar u bë kampion evropian, bote dhe olimpik. “Kam marrë një çmim tjetër që e kam..

botuar më 24-12-23 7.04.MD