Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Ministër turk i akuzoi Shtetet e Bashkuara për provën për grusht shteti në vitin 2016

Ministri turk i punëve të brendshme Sjulejman  Sojllu ka deklaruar se, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pas orvatjes për grusht shteti nga data 15 korrik 2016, për të cilin Ankaraja akuzon predikuesin islamik Fethullah Gjulen , transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Autoritetet në Turqi prej kohe e akuzojnë predikuesin i cili jeton në Pensilvani, ish aleat i Erdoganit, për provën për grusht shteti në Turqi dhe ndërmorën një spastrim të madh kundra organizatës së tij, e konsideruar nga Ankaraja si terroriste. Gjulen mohon çdo lloj lidhjeje me provën për grusht shteti. Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, në mënyrë kategorike mohoi akuzën dhe e quajti , “krejtësisht të gabuar” dhe “të papërshtatshme me statusin e Turqisë si një aleate e NATO-s dhe një partnere strategjike e Shteteve të Bashkuara”.

Në Rumani duan dorëheqjen e ministrit për shkak të zjarrit të shpërthyer në spital

Parlamentarë nga Partia Social Demokrate në opozitë protestuan në Dhomën e Deputetëve, duke ngritur postera që kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Vlad Voiculescu, njoftoi sajti Ziare. Ata e akuzuan ministrin në mungesë të kompetencës, për shkak të zjarrit i cili ka shpërthyer gjatë javës së kaluar në spitalin infektiv në Bukuresht “Matej Balsh”, ku mjekohen pacientë me Covid-19. Në ditën e incidentit u vranë 5 veta, kurse ndaj momentit numri i viktimave është rritur deri në 12.  Incidenti shkaktoi një valë të protestave rrugore. Ky është zjarri i tretë në një spital rumun për muajt e fundit.

Parlamenti Qipriot dëgjoi presidentin për “pasaportat e arta”

Tre orë ka zgjatur dëgjimi publik i presidentit të Qipros Nikos Anastasiadis përpara komisionit të posaçëm të anketimit, i cili heton programin “shtetësi kundrejt investimit”, transmetoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në ishull Branisllava Bobanac. Anastasiadis ka dëshmuar në lidhje me përfshirjen e firmës së tij ligjore në procedurë. Është përgjigjur dhe për udhëtimin e tij familjar deri në ishujt e Seychelles me aeroplanin e një investitori të natyralizuar nga Arabia Saudite. Presidenti ka deklaruar se, është gati të marrë përsipër përgjegjësi, nëse saktësohen shkelje të zyrtarëve, të lidhura me menaxhimin e programit për natyralizim. Ai qe i hequr gjatë nëntorit të vitit 2020. Komisioni i cili heton të ashtuquajturat “pasaporta të arta”, qe krijuar për shkak të sinjaleve të shumta për dhënien e një shtetësie qipriote personave të dyshimtë të huaj dhe për konflikt të interesave të presidentit dhe të ministrave.

Kryeministri grek parashikon gjallërimin e turizmit gjatë verës

Kryeministri grek Kiriakos Micotakis prognozon një gjallërim të fortë të turizmit gjatë kësaj vere, duke nënvizuar se, vaksinimi i shpejt në pazaret kyçe si Britania e Madhe dhe Izraeli  do të bëjë të mundur kthimin e turistëve, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Turizmi , i cili përbën rreth 1/5 nga ekonomia greke dhe në të cilin janë të zënë një prej çdo pesë punonjësve, u shemb gjatë vitit 2020, pasi për shkak të koronavirusit të ardhurat u pakësuan deri në 4 miliardë euro nga 18 miliardë gjatë vitit 2019. Sivjet pritet që ekonomia greke të arrijë 4,8% rritje pas ngushtimit me 10% gjatë vitit 2020. Por, shumë do të varet nga kthimi i turistëve. Micotakis tha se, certifikatat për vaksinim nuk do të jenë të detyrueshme për miqtë gjatë kësaj vere, por vuri në dukje se, Greqia varet nga rritmi dhe shkalla e vaksinimit në tregjet e saj kryesore. Autoritetet greke planifikojnë dhe një vaksinim me prioritet kundra Covid-19 të popullsisë në rajonet turistike dhe atyre të cilët punojnë në sferën e hotelerisë.

Një bandë boshnjake me robotin e parë në botë rok-muzikant dhe këngëtar

Rok grupi më i njohur boshnjak “Dubioza Kolektiv” ka një anëtar të ri. Ky është roboti i parë humanoid në botë rok-muzikant dhe këngëtar, të quajtur Robby Megabyte, transmetoi agjencia BGNES. Robby është i krijuar nga studentë nga Universiteti në Sarajevë, pasi grupi ka kërkuar robot, i cili të jetë i projektuar t’i përgjigjet konceptit të albumit të tyre, të botuar gjatë vitit të kaluar. Muzikantët janë të njohur me stilin e vet eklektik dhe me tekstet e angazhuara sociale dhe politike.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES dhe muzika.hr

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova fillojnë konsultimet

Konsultime te Presidenti për formimin e qeverisë së re

“Mjedisi i vështirësuar i sigurisë, pandemia, parashtrimi i planit efektiv për qëndrueshmëri brenda afatit kërkojnë qeverisje efektive. Në të njëjtën kohë qeveria është në dorëheqje, ndërsa Kryeministri është me leje. Ka nevojë për veprime operative dhe..

rinovuar më 21-04-19 4.54.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Konventa e Montreux nuk do të zbatohet për kanalin e “Stambollit” Konventa e Montreux nuk do të jetë e vlefshme për kanalin e ardhshëm të “Stambollit”, tha presidenti turk Rexhep Erdogan. Kanali i “Stambollit” nuk ka asnjëfarë lidhjeje me..

botuar më 21-04-16 3.07.MD

A është i mundur konsensus parlamentar për formimin e qeverisë së re?

Legjislatura e 45 e Kuvendit Popullor filloi punë zyrtarisht . Në Parlamentin e ri ka dy parti krejtësisht të reja dhe 117 persona të rinj nga gjithsej 240 deputetë. Megjithatë, një nga votimet e para mblodhi një shumicë të konsiderueshme. Me..

botuar më 21-04-16 12.45.MD