Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët mbeten me pagë më të ulët minimale në BE

Foto: arkiv

Në vitin 2020, paga minimale në Bullgari ishte 1.87 euro në orë, e cila është më e ulëta në BE. Të dhënat nga Instituti Evropian i Sindikatave për pagat më të ulëta ligjore në vendet evropiane tregojnë se vetëm në Maqedoninë e Veriut paga është më e ulët - 1.63 euro në orë, ndërsa në Serbi është pak më pak se 2 euro.

Në Rumani dhe Hungari, paga minimale në orë është pak nën 3 euro, ndërsa në Greqi dhe Portugali arrin 4 euro. E para në renditje, me pagën më të mirë është Franca me 10.15 euro në orë, e ndjekur nga Irlanda, gjithashtu me mbi 10 euro në orë. Të dhënat tregojnë gjithashtu se 60 për qind prej atyre që punojnë me rrogë minimale në BE janë gra.

Sipas Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, në gjashtë vende të BE paga minimale përcaktohet nga negociatat kolektive. Sindikata këmbëngul në rritjen e përshpejtuar të pagës më të ulët në vendin tonë për të arritur një raport prej të paktën 50 për qind të mesatares kombëtare.


Më shumë nga rubrika

Godina e BNR-së

BNR mbetet media me besim më të madh

Radio Kombëtare Bullgare /BNR/ është përsëri media në të cilën qytetarët bullgarë kanë besimin më të madh, tregon raporti për vitin 2021 i Institutit për Studimin e Gazetarisë "Reuters" pranë Universitetit të Oksfordit. Pjesa më e madhe, 72% e..

botuar më 21-06-23 11.56.PD

Docenti Petër Atanasov: “Pacienti nuk është një llogari financiare!”

Çdo mëngjes, pavarësisht nëse është ditë pune ose ditë pushimi, përpara kabinetit të docentit Petër Atanasov , në klinikën “Sëmundje të Brendshme” të Spitalit Universitar për një shërim aktiv dhe një mjekësi të shpejtë “Pirogov” radhiten..

botuar më 21-06-23 10.28.PD

Bullgarët dhe spanjollët nderojnë Julio Palencia

Sot Ambasada e Spanjës në Bullgari prezanton një botim jashtëzakonisht interesant, të titulluar “Nëpër gjurmët e një diplomati spanjoll në Sofje: Julio Palencia. Itinerari dhe pasqyra e marrëdhënieve diplomatike midis Spanjës dhe Bullgarisë”...

botuar më 21-06-22 2.55.MD