Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Drejtorët e shkollave insistojnë për autonomi në vendimet për mësim në klasë

Foto: arkiv

Një sondazh i 233 shkollave në vend, i kryer nga Qendra për Dialog dhe Tolerancë Ndëretnike “Amalipe”, tregon se drejtorët e shkollave këmbëngulin për autonomi në marrjen e vendimeve për kthimin e nxënësve në shkollë. Sipas të anketuarve, mësimi në dhomat e klasës duhet të përcaktohet në varësi të numrit të nxënësve, sëmundshmërisë në rajon dhe mundësive për organizimin dhe respektimin e masave antiepidemike.

Në sondazhin e kryer nga 1 deri në 3 shkurt, gati dy të tretat e shkollave pjesëmarrëse janë nga zonat rurale, ku nxënësit janë nën 200. Përveç kësaj, ndërtesat janë të mëdha dhe vërehen masat antiepidemike. Prandaj, drejtorët e shkollave këmbëngulin të lejohet një qasje e diferencuar në vendet ku incidenca është shumë më e ulët.


Më shumë nga rubrika

Pritet një rritje e trefishtë e turistëve nga Rusia

Fluturimet nga Rusia në Bullgari nuk janë anuluar, tha për BNT Rumen Draganov, kryetari i Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm. "Nuk ka asnjë ndryshim në pritjet për qëndrimet e tregut rus. Ne nuk jemi të befasuar se në maj u anuluan..

botuar më 21-05-08 9.05.PD

Gjatë 10 viteve të fundit toka bujqësore në Bullgari është rritur 9%

Ekonomitë në Bullgari kanë rritur sipërfaqen e përdorur bujqësore me 9%. Këtë e tregojnë të dhënat paraprake të regjistrimit të ekonomive bujqësore gjatë vitit 2020, njoftoi Ministria e Bujqësisë. Në vitin 2010 sipërfaqja bujqësore ka qenë..

botuar më 21-05-08 8.05.PD

Covid-19 në Bullgari: Dita e 426

Korridoret e gjelbra të imunizimit mbeten edhe pas 9 majit Më shumë se 270 000 vaksina të reja kundër koronavirusit do të mbërrijnë më 10 maj, në mënyrë që korridoret e gjelbra të vaksinimit të vazhdojnë të punojnë, dha urdhër Kryeministri Bojko..

botuar më 21-05-07 5.41.MD