Ditën e festës kombëtare të Bullgarisë – 3 marsi, iniciativa “Zgjimi me valle” do të grumbullojë për të gjashtin vit me radhë energjinë pozitive të bullgarëve te ne dhe nëpër botë. Mijëra "tanët" në kënde të ndryshme të planetit do të hedhin valle në të njëjtën kohë që ta forcojnë rrënjën bullgare, transmetoi BNR-Varna. Organizatorët janë “Shoqata Azbukari” dhe platforma civile “Bullgarët për Bullgarinë”.
Organizatorët u bëjnë thirrje pjesëmarrësve për ta xhiruar një video, në të cilën të prezantohen se cilët janë, nga ku janë, të tregojnë se si kërcejnë valle dhe pas kësaj ta publikojnë në faqen e Facebook-ut të iniciativës.
“Le ta tregojmë bukurinë e folklori, temperamentin dhe emocionin pozitiv të bullgarit”, bëri thirrje “Shoqata Atbukari”.Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..
Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar,..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..