Ditën e festës kombëtare të Bullgarisë – 3 marsi, iniciativa “Zgjimi me valle” do të grumbullojë për të gjashtin vit me radhë energjinë pozitive të bullgarëve te ne dhe nëpër botë. Mijëra "tanët" në kënde të ndryshme të planetit do të hedhin valle në të njëjtën kohë që ta forcojnë rrënjën bullgare, transmetoi BNR-Varna. Organizatorët janë “Shoqata Azbukari” dhe platforma civile “Bullgarët për Bullgarinë”.
Organizatorët u bëjnë thirrje pjesëmarrësve për ta xhiruar një video, në të cilën të prezantohen se cilët janë, nga ku janë, të tregojnë se si kërcejnë valle dhe pas kësaj ta publikojnë në faqen e Facebook-ut të iniciativës.
“Le ta tregojmë bukurinë e folklori, temperamentin dhe emocionin pozitiv të bullgarit”, bëri thirrje “Shoqata Atbukari”.Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..