Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Zgjimi me valle” do të mbledhë për të gjashtën herë me radhë bullgarë nga mbarë bota

Foto: Facebook/PROBUJDANESHORO

Ditën e festës kombëtare të Bullgarisë – 3 marsi, iniciativa “Zgjimi me valle” do të grumbullojë për të gjashtin vit me radhë energjinë pozitive të bullgarëve te ne dhe nëpër botë. Mijëra "tanët" në kënde të ndryshme të planetit do të hedhin valle në të njëjtën kohë që ta forcojnë rrënjën bullgare, transmetoi BNR-Varna. Organizatorët janë “Shoqata Azbukari” dhe platforma civile “Bullgarët për Bullgarinë”.

Organizatorët u bëjnë thirrje pjesëmarrësve për ta xhiruar një video, në të cilën të prezantohen se cilët janë, nga ku janë, të tregojnë se si kërcejnë valle dhe pas kësaj ta publikojnë në faqen e Facebook-ut të iniciativës.

“Le ta tregojmë bukurinë e folklori, temperamentin dhe emocionin pozitiv të bullgarit”, bëri thirrje “Shoqata Atbukari”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD