Presidenti Rumen Radev u dorëzoi çmime shtetërore bullgarëve të shquar në fushën e mjekësisë, shkencës dhe arsimit.
Për arritje në sferën e mjekësisë me urdhrin “Stara Pllanina” u dekoruan prof. dr. Nikolla Vlladov dhe prof. dr. Georgi Todorov. Historiani prof. Pllamen Pavllov mori urdhrin “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”. Anastasija Stojanova mori të njëjtin urdhër për meritat e saj të mëdha në fushën e arsimimit të minoritetit kombëtar në Moldavi. Me urdhrat “Stara Pllanina” u dekoruan prof. Ivan Niçev për meritat e tij të mëdha në fushën e kinemasë, prof. dr. Angell Dimitrov për zhvillimin e marrëdhënieve të Bullgarisë me shtete nga Ballkani Perëndimor, prof. Ivajllo Znepollski për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e kulturës dhe shkencave humanitare. Urdhri “Shenjtorët Kirill dhe Metodij iu dorëzua prof. Vera Najdenovës për kontributin e saj ndaj artit dhe kulturës kinematografike, aktorit Rusi Çanev dhe poetit Ivan Ballabanov. Doc. dr. Aleksandër Oskar është dekoruar me urdhrin e meritës civile për punën e tij për forcimin e shoqërisë civile.
Në emër të fituesve prof. Pllamen Pavllov theksoi se ata kanë të njëjtin mision në jetë - për të shëruar trupin dhe shpirtin e popullit bullgar. Ai bëri thirrje për unitet midis bullgarëve brenda dhe jashtë vendit.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..