“Ky është teatër për njerëz naivë. Unë e di shumë mirë nga vijnë sulmet kundër meje dhe familjes sime". Kështu Presidenti Rumen Radev komentoi thirrjen e Kryeministrit Bojko Borisov për të mos i futur fëmijët në politikë. Kryeministri e bëri këtë apel në lidhje me njoftimet për pjesëmarrjen e djalit të Rumen Radevit në një festë në qendër të Sofjes, megjithë masat kundërepidemike.
Kreu i Shtetit theksoi se protestat e bullgarëve janë rezultat i politikave dhe veprimeve të Kryeministrit. "Bullgarët protestojnë disa muaj me radhë nën dritaret e Këshillit të Ministrave, por atje nuk ka askë," shtoi presidenti.
Kreu i Shtetit parashikon se pas zgjedhjeve do të kemi një parlament të copëtuar.
Rumen Radev mori pjesë në Pleven në një ritual të prerjes së hardhive me rastin e Ditës së Shën Trifonit.Nuk ka rrezik të ndotjes së Detit të Zi në rajonin e zonës ekskluzive ekonomike bullgare nga derdhja e naftës në ngushticën e Kerçit pasi dy cisterna ruse u rrëzuan atje. Kjo u bë e ditur në Varna nga Admirali i Flotës Prof. Kalin Kalinov - kreu i Shkollës..
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e BSP-E Majta e Bashkuar. Ekipet negociuese të dy forcave parlamentare ishin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha në Pernik se është optimiste për formimin e një kabineti të rregullt. “Bisedimet e djeshme më mbushin me shpresë, sepse vetë fakti që do të vazhdojnë edhe sot do të thotë se ka vend për bisedime dhe negociata. Gjëja..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet..