Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokuroria po heton vdekjen e një djali nga një goditje elektrike në Sofje

Foto: BGNES

Prokuroria e qytetit të Sofjes po heton vdekjen e një djali 16-vjeçar i cili vdiq në një trotuar në kryeqytet më 14 shkurt. Ai pësoi një goditje elektrike ndërsa priste me babanë e tij për të kaluar një bulevard të Sofjes tek një semafor.

Shkaku i aksidentit ka qenë një përcjellës me rrezik të lartë që ka dalë nga një pus rruge dhe ka çuar deri tek një pavijon në oborrin e spitalit “Shën Ivan Rillski” të kryeqytetit.

Djali ishte dërguar menjëherë në Akademinë Mjekësore Ushtarake, ku vdiq.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 14 gushtin 2024

Të mërkurën do të mbajë mot me diell. Pas mesditës në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por vetëm në zonat e izoluara do të ketë reshje shiu jetëshkurtër. Do të fryjë erë e dobët, në rajonet lindore deri..

botuar më 24-08-13 7.30.MD

Prokuroria Evropiane po heton “Bulgartransgaz”

Prokuroria Evropiane po inspekton zyrat e “Bulgartransgaz" në Sofje. Policia siguroi hyrjen në selinë e operatorit të gazit. Nuk ka asnjë informacion zyrtar për inspektimin nga “Bulgartransgaz” dhe Brukseli, por Zyra e..

botuar më 24-08-13 3.29.MD

Këshilli i Evropës insiston për heqjen e ndalimit të propagandës LGBT në shkolla

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut Majkëll O'Fleërti tha se është "thellësisht i shqetësuar" nga ligji i miratuar nga parlamenti bullgar kundër "propagandës" LGBT në shkolla dhe i bëri thirrje presidentit Rumen Radev që të..

botuar më 24-08-13 11.27.PD