Investime për më shumë se 90 milion euro janë certifikuar që nga fillimi i vitit. Këtë e ka njoftuar Ministria e Ekonomisë, bëri të ditur reporterja jonë Natalia Gançovska.
Pritet që investitorët të krijojnë më shumë se 500 vende të reja pune. Certifikatat janë për shtatë projekte jashtë kryeqytetit. Tre prej tyre janë realizuar në prodhime dhe shërbime të teknologjive të larta. Investimet janë në Burgas, Dollna Mitropolia, Dupnica, Devnja dhe Stara Zagora.
Ambicia e Ministrisë është të certifikojë projekte për gati 307 milion euro deri në fund të një të tretës së parë të vitit.Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..
Situata financiare në vend është kritike, deklaroi para disa ditësh ministrja e re e financave Temenuzhka Petkova. Kështu, lajmet e vogla të mira për ngadalësimin e inflacionit /në bazë vjetore/ dhe rënien e kufijve të Shengenit që nga fillimi i vitit..
Gjermania mbetet partneri më i fortë ekonomik i Bullgarisë. Tregtia mes tyre për vitin 2024 arrin në 12 miliardë euro, tha Tim Kurt, president i Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë. Në pritjen e Vitit të Ri të Dhomës në Sofje, çmimet e..
Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në..