Investime për më shumë se 90 milion euro janë certifikuar që nga fillimi i vitit. Këtë e ka njoftuar Ministria e Ekonomisë, bëri të ditur reporterja jonë Natalia Gançovska.
Pritet që investitorët të krijojnë më shumë se 500 vende të reja pune. Certifikatat janë për shtatë projekte jashtë kryeqytetit. Tre prej tyre janë realizuar në prodhime dhe shërbime të teknologjive të larta. Investimet janë në Burgas, Dollna Mitropolia, Dupnica, Devnja dhe Stara Zagora.
Ambicia e Ministrisë është të certifikojë projekte për gati 307 milion euro deri në fund të një të tretës së parë të vitit.Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...
Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..
Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..
Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në..