Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jeki Amir kthehet tek rrënjat e saj në Bullgari

4
Foto: arkiv personal

Ajo është një shkrimtare izraelite me rrënja bullgare. Jeki Amir i shkruan tregimet dhe romanet e saj në hebraisht, por përshkruan në to fëmijërinë e vet në Bullgari, si dhe shokun kulturor pas mbërritjes në Izrael.

Ajo ka lindur në Sofje, ndërsa prindërit e saj e kanë quajtur Beatrice, si të dashurën e Dante Alighierit. Pasi ka mbërritur në Izrael ia kanë dhënë emrin Batia, madje pa e pyetur. Pasi u martua, i shoqi filloi ta quante Çikita (e vogël), që u transformua në emrin zvogëlues Jeki. Pas vdekjes së bashkëshortit një rabin e këshilloi për ta marrë emrin Ephrat, që ta parandalojë dhimbjen e humbjes. Në fillim ajo ishte skeptike ndaj idesë që kjo do ta qetësonte, por kur kërkoi etimologjinë e emravendryshoi mendimin. Ajo zbuloi se Batia dhe Ephrat kanë qenë dy gra të forta të lidhura me Moisiun. Njëra ka qenë princesha e cila e ka birësuar, ndërsa tjetra - motra e tij, e cila e ka mbështetur atë për të ikur nga Egjipti. "Sado e çuditshme të duket, kur i rreshtova katër emrat e mi, kuptova se duhej të filloja të shkruaja, dhe kjo më dha forcë," kujtoi Jeki Amir dhe vazhdoi tregimin e saj:

“Kujtimet e mia të para janë nga shtëpia e gjyshit tim Shemtov Levi. Ishte një shtëpi e madhe familjare me një kopsht prej pemësh frutore në lagjen “Llagera” në Sofje. Anëtari më i respektuar në fis ishte daja im – një mjek-rëntgenolog. Që t’i mbarojë studimet jashtë, të gjithë vëllezërit dhe motrat e tij kanë punuar dhe i kanë dërguar para. Prandaj nëna ime ishte martuar me babin pa pasur pajë.

Më pas erdhën vitet e rënda të Luftës së Dytë Botërore dhe bombardimet mbi Sofje. "Historitë e të rriturve dhe përfytyrimet e mia nga ajo kohë bashkohen," kujton shkrimtarja.

Kur lufta mbaroi, Beatrice shkoi në kopshtin e fëmijëve dhe më pas u transferua në klasën e parë. Pasi mbaroi vitin shkollor, ajo u nis për në Izrael me prindërit e saj.

Babai i saj arriti të gjejë një punë si mbledhës portokajsh dhe ajo me nënën dhe motrën e saj shkuan në Jafa, së bashku me emigrantë të tjerë nga Bullgaria. Ato u strehuan ilegalisht në një lagje të arabëve të arratisur, por ushtarët i gjetën dhe i arrestuan. Kur u shpëtuan nga paraburgimi, shkuan për të marrë bagazhet e tyre, por nuk i gjetën. Pastaj nga askund u shfaq një grua arabe me çantën e tyre dhe i ftoi në shtëpinë e saj. E frikësuar nga historitë që kishin dëgjuar për arabët, nëna e Beatrice-Batia nuk i lejonte vajzat e saj të hanin ushqimin pa e provuar vetë. Sidoqoftë, ajo u besoi të krishterëve arabë, të cilët i strehuan në dimrin e vitit 1949.

“Në përfytyrimet e mia të mirët ishin arabët, ndërsa të këqijtë – ushtarët” – thotë shkrimtarja. Kur babai i saj u kthye, ata u vendosën në lagjen e hebrenjve. E ëma filloi të qepë veshje për ushtarakët në një fabrikë të vogël, por i ati nuk gjeti punë në specialitet dhe u bë punëtor ndërtimi. Një ditë, Kryeministri izraelit Moshe Sharet mbërriti në vendin e ndërtimit ku ai punonte. Vetëm babai i saj, midis të gjithë punëtorëve, dinte shumë gjuhë. Ata flisnin frëngjisht, gjermanisht dhe anglisht. Kryeministri e pyeti për origjinën e tij, pse nuk e dinte hebraishten, ku jetonte, si ishte familja e tij. "Ai na ndihmoi të gjejmë një shtëpi më të mirë dhe të më regjistrojnë në shkollën e drejtuar nga vëllai i tij." U morën vesh që të flisnim vetëm hebraisht në shtëpi në mënyrë që prindërit ta mësonin atë. Ata e përmbushën premtimin, por me kalimin e viteve Jeki Amir dhe motra e saj e harruan gjuhën bullgare.

Më pëlqen ta dëgjoj melodinë e gjuhës, por tashmë nuk e kuptoj – thotë me trishtim Jeki Amir. – Madje ka pasur raste të afrohem te disa njerëz dhe ata të mendojnë se i përgjoj.

“Një ditë mësova se ka një klub shkrimtarësh që shkruajnë në bullgarisht. Kohët e fundit ata pranonin njerëz që shkruanin në hebraisht, por tregonin për fëmijërinë e tyre bullgare. Doli se me kalimin e viteve gjithnjë e më shumë më tërhiqnin rrënjët bullgare.Të gjithë shkruanim për fëmijërinë tonë, për traditat e sjella nga Bullgaria, madje për ushqimin dhe familjet tona. Ëndrra e të gjithë neve është që vera të vijë dhe të mos ketë pandemi, që të kthehemi (për herën e radhës) në Bullgari. Personalisht unë ëndërroj të përkthehen në bullgarisht librat e mi, ose të paktën një prej tyre... "

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal


Galeria

Më shumë nga rubrika

200 vjet nga lindja e gjeniut të revolucionit bullgar Georgi Rakovski

14 prilli është data e lindjes së rilindësit, revolucionarit dhe ideologut të parë të luftës për çlirimin e Bullgarisë Georgi Stojkov Rakovski – një personalitet i madh, i cili ka arritur të gërshetojë luftën për pavarësinë kishtare dhe..

botuar më 21-04-14 11.17.PD

Patrice Rayssac - francezi i cili fotografon detin bullgar

Çfarë është e përbashkët midis Francës Jugore dhe bregdetit verior bullgar të Detit të Zi ? Ne do t’u japim një nga përgjigjet e mundshme - Patrice Rayssac “Unë jam nga Franca Jugore, afër qytetit Toulouse. Ky është një qytet i madh i cili..

botuar më 21-04-12 7.35.PD

Ivet Ardelean - një grua bullgare në Amerikë me një kurorë dhe uniformë

Ajo ka disa muaj që ka veshur një uniformë policie, por ky nuk është roli i saj i vetëm. Kur nuk xhiron skena veprimi, punon mbi veshjet nga koleksioni i saj i modës dhe kohë pas kohe kthehet në një ushtar të vërtetë. Me një kurorë reale ose..

botuar më 21-04-09 9.22.PD