Për vitin e tretë me radhë Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari ishte pjesë e nismës “Ambasador për një ditë”. Në kuadrin e iniciativës Ambasada Shqiptare në Sofje organizoi dy aktivitete kushtuar fuqizimit të femrave me temë “Femrat në diplomaci” dhe “Femrat në pozicione të larta drejtuese”. Aktivitetet u organizuan në bashkëpunim me United Nations Association Albania (UNA Albania), UN Delegates Albania, United Nation Association Bulgaria (UNA Bulgaria), UN Delegates Bulgaria dhe Ladies` Forum.
Diskutimi i hapur virtual “Gratë në diplomaci” mblodhi të rinj nga UNA Albania, UNA Bulgaria dhe UN Delegates për të diskutuar me fituesen e këtij viti, 18 vjeçaren Martina Dimitrova, rreth rolit të grave në diplomaci.
Të rinjtë shqiptarë dhe bullgarë shkëmbyen mendime dhe evidentuan nevojën për bashkëpunim në kuadër të barazisë gjinore dhe kuptimit të vërtetë të punës dhe rolit të femrave në diplomaci. Gjithashtu, ata identifikuan problematikat kryesore, të cilat po rishfaqen në këtë situatë të vështirë pandemike, por theksuan edhe aktivizmin pozitiv të të rinjve, që kërkojnë të ndryshojnë dhe përmirësojnë situatën e femrave në shoqëri dhe në ҫdo fushë tjetër.
Ambasadorja për një ditë, Martina Dimitrova, bëri thirrje për të ndjekur ëndrrat dhe për të qenë të vendosur në arritjen e asaj, që të rinjtë dëshirojnë më shumë.
Aktiviteti “Gratë në pozicione të larta drejtuese” kishte në fokus femrat në pozicione të larta drejtuese, sfidat me të cilat përballen dhe mënyrat për të mbështetur vajzat e reja dhe femrat drejt arritjes së suksesit. Pjesë e këtij aktiviteti kanë qenë përfaqësueset e Ladies`Forum, Ambasadorja e Gjerogjisë Tamara Liluashvili dhe dy fitueset e këtij vitit, Martina Dimitrova për Shqipërinë dhe Ivana Ivanova për Gjeorgjinë.
Në këtë diskutim u vu në pah fakti se në Bullgari, femrat janë në pozicione të larta drejtuese dhe se vërehet një trend pozitiv edhe në botë duke marrë si shembull Zelandën e Re dhe Finlandën, të cilat drejtohen nga femra. Gjithashtu, u nënvizua fakti se edhe numri i ambasadoreve femra në Bullgari është rritur dhe se në rajon vërehet një përmirësim i situatës së fuqizimit të femrave, gjë që është tregues i politikave kombëtare.
Informacioni është i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bullgari.
Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari
Nxënësit tani mund të testojnë në internet aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve nga studimi ndërkombëtar PISA. Ministria e Arsimit dhe Shkencës krijoi një modul në faqen e saj të internetit me një lidhje me platformën speciale . Ajo përmban..
At Ljubomir Bratoev ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarjet e themelimit të bashkësisë së kishës ortodokse bullgare në Berlin. Ai mbërriti në kryeqytetin e Gjermanisë Lindore në fund të viteve 1980 të shekullit të ХХ-të për të bërë doktoraturën...
Një ekspozitë interesante në Kuvendin Popullor në Sofje prezanton jetën dhe veprën e Ekzarkut Stefan I Bullgar - një figurë kozmopolite që hyri në histori si luftëtar i distancimit të priftërinjve nga jeta politike, dhe si një nga shpëtimtarët e..
Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të..