Punonjësit mjekësorë në Bullgari protestuan herën e radhës para Ministrisë së Shëndetësisë në Sofje. Ata ngulin këmbë për paga më të larta, që të mos ketë nevojë që të punojnë në dy ose tri vende dhe një infermiere të mos duhet të kujdeset për 50 pacientë.
Sipas fjalëve të Maja Ilievës – kryetare e Sindikatës së punonjësve mjekësorë, në shumë vende paga e infermiereve është nën 950 leva (486 euro). Të pakënaqurit insistojnë edhe për rritjen e pagës së tyre për punën natën.
Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..
Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..
Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..
Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri...
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB)..