Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia kërkoi një perspektivë më të qartë evropiane për Ballkanin Perëndimor

“Ballkanit Perëndimor i duhet një perspektivë më të qartë evropiane”. Këtë e ka deklaruar ministri i jashtëm serb Nikolla Sellakoviç në konferencën e shtypit të zhvilluar në Berlin me homologun e tij gjerman Heiko Maas. Ai ka nënvizuar se, rajoni i përket familjes evropiane si nga ana gjeografike ashtu dhe nga kultura dhe mentaliteti, njoftoi Tanjug. Në lidhje me marrëdhëniet me Kosovën Sellakoviç ka nënvizuar se, Serbia është për kompromis, por jo “që njëri vend të marrë të gjitha, kurse tjetri asgjë”. Një ditë përpara kësaj konference të shtypit nga Prishtina në Beograd mbërriti i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian Mirosllav Lajçak . Në takimin me presidentin serb Aleksandër Vuçiç ai ka paralajmëruar se Serbia dhe Kosova  duhet të rinisin bisedimet midis tyre, që të mund të arrijnë përparim në rrugën drejt anëtarësisë në Bashkimin Evropian, transmetoi “Evropa e Lirë”. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia gjatë vitit 2008, por Beogradi si dhe 5 vende nga Bashkimi Evropian, nuk e njohin.

Turqia i jep një krahë të fuqishëm financiar Qipros Veriore

Turqia si dhe Republika Turke e Qipros Veriore  e njohur vetëm nga Ankaraja kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi financiar gjatë vitit 2021, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Kjo ka ndodhur pas takimit të nënpresidenti turk Fuat Oktay me kryeministrin e Republikës Turke të Qipros Veriore Ersan Saner. “Qëllimi ynë në këtë marrëveshje janë investimet, të ndihmojmë për krijimin dhe formimin e një ekonomie më vete të Republikës Turke të Qipros Veriore”, ka thënë Oktaj në konferencën e përbashkët të shtypit. Marrëveshja parashikon që sivjet Turqia të investojë në Republikën Turke të Qipros Veriore 2,5 miliardë lira/336,83 milionë dollarë/, kurse përmasa e përgjithshme  e përkrahjes është 3,25 miliardë lira/ 437,88 milionë dollarë/. Oktay ka deklaruar se Turqia si një mëmëdhe dhe një vend garantues do të vazhdojë të bëjë gjithçka të mundur për këtë që turqit qipriotë të vazhdojnë të jetojnë në paqe, qetësi dhe prosperitet.

Johannes: Rumunët kanë të drejtë të dinë se kush e ka fajin për dhunën

Presidenti rumun Klaus Johannes kërkoi sqarime nga ministrat e drejtësisë dhe të punëve të brendshme për shkak të përfundimit të procesit për shtypjen e një proteste antiqeveritare më 10 gusht 2018, gjatë së cilës u plagosën qindra demonstrues, informoi Agjencia Telegrafike Bullgare. “Rumunët kanë një të drejtë të plotë të dinë se kush i ka fajet për dhunën mbi demonstruesit paqësorë”, shkroi presidenti në profilin e vet në Facebook. Vendimi për ndërprerjen përfundimtare të hetimit kundra ish drejtuesve të xhandarmërisë qe shpallur nga Gjykata e Bukureshtit më 2 mars, pas së cilës organizata civile organizuan protestë përpara gjykatës në shenjë pakënaqësie. Protesta nga viti 2018 kundra qeverisë së atëhershme të socialdemokratëve mblodhi afro 80 000 veta në Sheshin e Fitores në Bukuresht. Forcat e sigurisë i shpërndanë demonstruesit me gaz lotsjellës, topa uji dhe shkopinj. Më të paktën 450 veta, përfshi dhe 30 xhandarë , qenë të plagosur.

Një tërmet me madhësi 6 ballë tronditi Greqinë Qendrore

Një tërmet me madhësi 6 ballë me epiqendër në afërsi deri tek qyteti Elasona, në 24 kilometra në veriperëndim nga Larisa, tundi Greqinë Qendrore. Ai qe i ndier dhe në territoret e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Bullgarisë. Gjatë tërmetit më 3 mars, të ndjekur nga tronditje dytësore, ka të plagosur, por nuk ka të vrarë. Shumë njerëz kanë qenë të nxjerrë nga gërmadhat e godinave të shkatërruara. Fëmijët kanë qenë të evakuuar nga godina e vjetër shkollore në Damasi. Dhjetëra banues në rajon e kaluan natën jashtë shtëpive të tyre, ku shumë prej tyre fjetën nëpër makinat e veta. Të tjerë qenë të strehuar në çadra në stadium, si dhe në 5 hotele  në qytetet Trikalla dhe Llarisa, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.

Aeroporti në Zagreb përsëri është i njohur si më i miri në Evropë

Aeroporti ndërkombëtar “ Franjo Tuxhman” në Zagreb, Kroaci është i njohur si më i miri në Evropë në kategorinë e aeroporteve me një kapacitet vjetor nga 2 deri në 5 milionë pasagjerë për të tretin vit radhazi.  Klasifikimi është mbi bazën e një ankete mes udhëtarëve, organizuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve për cilësinë e shërbimeve të aeroporteve gjatë vitit 2020 - “më i vështiri në historinë e aviacionit civil”.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES dhe aa.com.tr

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD