Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Armë unike nga periudha e Çlirimit të Bullgarisë prezantojnë në qytetin Pleven

Foto: arkiv

Deri më 18 mars në Shtëpinë-Muze “Mbreti Çlirimtar Aleksandri i II” në qytetin Pleven mund të shikohet një ekspozitë kureshtare e cila i kushtohet 143 vjetorit nga Çlirimi i Bullgarisë. Në të janë prezantuar 14 eksponate nga fondi i Muzeut Rajonal të Historisë Ushtarake, kurse një aksent janë armët origjinale, një pronë e hajdutëve, rebelëve dhe kryengritësve. Pushkët dhe pistoletat prej qeramike janë armatimi kryesor gjatë Kryengritjes së Prillit nga viti 1876. Gjatë periudhës së Rilindjes, pavarësisht nga kufizimet e pushtetit osman, nëpër tokat bullgare pak nga pak formohen qendra të caktuara të punimit të armëve. Një qendër e rëndësishme është qyteti Sliven, prodhimi i të cilit  është i vlerësuar në të gjithë Perandorinë Osmane. Punëtori armësh ka pasur akoma në qytetet Sofja, Shumen, Nikopoll, Silistra, Kazanllëk, Samokov dhe në qytete të tjera ku janë punuar një pjesë nga pistoletat për ushtrinë turke nga mjeshtrit  armëpunues bullgarë.


Një vend historik është dhe vendi, në të cilin është renditur ekspozita. Në këtë shtëpi të ruajtur në qytetin Pleven më 11 dhjetor 1877 perandori rus Aksandri i II personalisht ia ka kthyer shpatën Osman Pashait të kapur e të plagosur, në shenjë të njohjes së cilësive të tij si gjeneral.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari, 26 marsi është Dita e Trakisë

26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të..

botuar më 24-03-26 3.13.MD

"Refugjatët" - një histori për të dëbuarit dhe të shpëtuarit në Bullgari

Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..

botuar më 24-03-21 7.15.PD

Ne hyjmë në Kreshmë pa një bari shpirtëror

“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..

botuar më 24-03-17 10.05.PD