Në fund të muajit shkurt një ekip i Shoqërisë Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve vendosi për herë të parë me sukses një transmetues satelitor mbi pelikanin kaçurrel në rajonin e liqenit Atanasovsko rreth qytetit Burgas. Transmetuesi peshon 33 gramë dhe është i vendosur në një pjesë nga krahu i shpendit, kështu që të mos krijojë shqetësim gjatë fluturimit dhe notit. Ekipi i Shoqërisë Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve gjithashtu e ka shënuar pelikanin me unaza me ngjyra, ku përpara kësaj shpendi është ekzaminuar dhe peshuar.
Ky është pelikani i katërt kaçurrel i kapur për këtë stinë nga ekspertët e Shoqërisë Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve, ku shpendët e mëparshme kanë qenë të shënuar vetëm me unaza me ngjyra. Kapja dhe shënimi i pelikanëve të rritur bëhet për herë të parë në Bullgari dhe është një përparim i madh në studimin e kësaj specie të rrallë. Përmes të dhënave nga unazat dhe telemetria satelitore, shkencëtarët do të njihen me hollësi me habitatin dhe kërcënimet për këtë lloji pelikani, gjë e cila do të ndihmojë të planifikohen dhe të ndërmerren masa të ardhshme për mbrojtjen e tyre.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça. Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..
Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..
Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat e diellit - shpjegon drejtori i..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e pabesueshme - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen..