Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 në Bullgari: Dita e 375

Foto: Pixabay

Efektiviteti i vaksinës bullgare antikovid do të testohet në Shangai

Puna për vaksinën bullgare kundër Covid-19 vazhdon. Rezultatet e testeve laboratorike të kafshëve do të kontrollohen në Institutin “Pasteur” në Shangai.

Përpunimi bullgar është një lloj i vaksinës së proteinave dhe pritet të veprojë kundër të gjitha varianteve. Vaksina do të jetë në formën e spërkatjes, thotë Prof. Penka Petrova, drejtore e Institutit të Mikrobiologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave. Ka për tu zhvilluar dhe një prototip të dytë do. Projekti do të financohet nga Fondi “Kërkime Shekncore”, njoftoi BGNES.

Prof. Petrova shprehu keqardhje se në Bullgari ekziston një psikozë rreth vaksinimit. Ajo është i bindur se nuk ka asnjë provë që një person mund të vdesë nga vaksinimi.


Bullgaria ndan mbi 12 milion euro për preparate për trajtimin e Covid-19

Në mbledhjen e sotme të rregullt qeveria ndau më shumë se 12 milion euro për blerjen e preparatit Remdesivir për trajtimin e infeksionit të koronavirusit. Fondet do të sigurojnë 36 000 shishe të ilaçit me një dërgesë mujore prej 6 000 shishe brenda 6 muajve.

“Analiza e situatës epidemike në vend tregon se në javët e fundit ka pasur një rritje të incidencës së infeksionit të koronavirusit dhe numri i pacientëve të shtruar në spital që kërkojnë përdorimin e ilaçit po rritet proporcionalisht”, tha Ministri i Shëndetësisë Prof. Kostadin Angellov.


22.7për qind janë të infektuar rishtazi me Covid-19 nga 19 214 teste

4374 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit, tregon Portali i Unifikuar i Informacionit. Shumica janë të infektuar rishtazi në Sofje - 1226, ndjekur nga Burgas me 316 dhe Plovdiv me 299 raste të reja. Numri i rasteve aktive në vend tejkaloi 47 000.

7600 pacientë janë të shtruar në spital, prej tyre 612 janë në njësitë e kujdesit intensiv. 107 njerëz me Covid-19 vdiqën. Për 24 orët e fundit u shëruan 1757 veta.

4287 persona u vaksinuan në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i vaksinave të dhëna është 345 994. Me dozën e dytë të vaksinës janë 61 728 persona.


Nuk parashikohen orë e mbrëmjes dhe pika kontrolli në Sofje

Për momentin, nuk është e nevojshme të imponohet një orë mbrëmje në Sofje, tha para BNT drejtori i Inspektoratit Shëndetësor në kryeqytet, Dr. Danço Pençev. Autoritetet shëndetësore po propozojnë të mbyllen qendrat tregtare, mapot, palestrat dhe lokalet për 14 ditë si masa kundër pandemisë. Kopshtet dhe çerdhet, shkollat, aktivitetet jashtëshkollore do të mbyllen gjithashtu. Të gjitha ngjarjet kulturore janë të ndaluara - teatro, opera, kinema. Floktoret do të punojnë.

Propozimet janë konkrete, të qarta, hyjnë në një moment të caktuar dhe janë për një kohë të caktuar. Duke analizuar situatën, zbuluam se pikat e daljes dhe të hyrjes në qytetet nuk dhanë efektin e duhur dhe ne jemi më konservatorë në masat restriktive, shpjegoi Pençev.


Prindërit duan mësim në dhomat e klasës

Organizatat e prindërve dalin për të protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë me kërkesë për të rivendosur frekuentimin për të gjithë nxënësit - nga klasa 1 në të 12. Në letra të hapura për parlamentin, ministrat e shëndetësisë dhe arsimit, prindërit theksojnë se mësimi në distancë i demotivon fëmijët dhe përkeqëson shëndetin e tyre. Prandaj u bëjnë thirrje institucioneve të sigurojnë mësim ballë për ballë për të gjithë nxënësit.

Millko Bozhankov nga Organizata “Prindër të Bashkuar” tha para BNR se mësimi në distancë është joefikas dhe diskriminues për sa i përket aftësisë ekonomike të prindërve për të siguruar pajisje dhe akses në Internet për fëmijët e tyre.


Bizneset e konsiderojnë mbylljen e re kundër pandemisë një katastrofë

Mbyllja e palestrave, qendrave tregtare dhe lokaleve nuk do të çojë në rënie të të infektuarve me koronavirus. Këtë e thanë para Bullgarisë ON AIR Emill Kollarov nga Shoqata e Lokaleve dhe Vencisllav Nikollov nga Shoqata Bullgare e Shitjeve. Sipas tyre, mbyllja e re e sektorëve do të ishte e barabartë me një katastrofë.

Bizneset janë të shqetësuar se masat antiepidemike nuk do të zgjasin vetëm 2 javë, siç njoftuan autoritetet. Ata gjithashtu kanë frikë se nuk do të marrin kompensim nga shteti, sepse mbyllja është në nivelin lokal me urdhra të inspektimeve rajonale, dhe jo me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë. Shoqata e Lokaleve nuk përjashton protesta të mundshme kundër masave.


Pronarët e restoranteve duan një bllokim për të gjithë ose për askënd

Askush nuk beson se “bllokimi” do të jetë vetëm 14 ditë. Një bllokadë e tillë është e lejueshme nëse përfshin absolutisht të gjitha objektet dhe institucionet shtetërore. Prandaj, le të ketë një bllokim total dy-javor. Këtë e kërkuan në një deklaratë nga Shoqata e Lokaleve në Bullgari dhe Asociacioni Bullgar i Lokaleve.

“Ideja e një mbylljeje të pjesshme dyjavore të palestrave, qendrave tregtare dhe restoranteve nuk do të çojë në rezultatet e nevojshme. Në fakt, herën e radhës, askush nuk deklaron se cilat janë qëllimet dhe në cilat nivele të përhapjes së infeksionit, biznesi do të funksionojë përsëri”, theksojnë nga të dy organizatat. Ata duan që barra ekonomike e masave të ndahet në mënyrë solidare nga të gjithë, jo vetëm nga industritë individuale dhe kërcënojnë me protesta.


Qeveria zgjati masat e mbështetjes së biznesit

Qeveria zgjati deri në fund të majit masat e mbajtjes së punësimit të njohura si “60 në 40” dhe “80 në 20” në mbështetje të punëdhënësve në sektorët e prekur nga përhapja e Covid-19. Masa “Më ruaj” për kompensimin e punonjësve nga bizneset e mbyllura po zgjatet gjithashtu, duke siguruar një shtesë prej 12 milion e 300 mijë euro nga fondet e BE-së. Punonjësit do të marrin kompensim në shumën prej 75 për qind të të ardhurave të tyre të sigurimit deri në fund të qershorit 2021.


Bullgaria dëshiron një vendim mbi vaksinat përpara mbledhjes së Këshillit Evropian

Ne po propozojmë një mekanizëm kompensimi për ndarjen e vaksinave kundër Covid-19 në BE për frymë të popullsisë dhe me dozat shtesë të siguruara për të kompensuar ato nja dhjetë vende që kanë më pak vaksina. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov në një konferencë video me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, në tëcilën morën pjesë Kancelari Austriak dhe Kryeministrat e Sllovenisë, Kroacisë, Letonisë dhe Republikës Çeke, njoftoi BTA.

Borisov këmbënguli që çështja e mekanizmit të kompensimit të zgjidhet përpara mbledhjes së Këshillit Evropian në Bruksel të planifikuar për javën e ardhshme.



Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.

Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.


Përpiloi: Joan Kolev dhe Ekipi "Lajme"

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të ketë vranësira mbi zonat malore por pa reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri në mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin..

botuar më 24-08-23 7.40.MD

Bullgaria është lider në Evropën Qendrore dhe Lindore përsa u përket eksporteve të produkteve bujqësore në Kinë

Në vitin 2023, 47% e totalit të eksporteve të Bullgarisë drejt Kinës është përbërë nga produkte bujqësore dhe ushqimore. Për sa i përket këtij eksporti në vitet 2022 dhe 2023, Bullgaria zë vendin e parë ndër vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore...

botuar më 24-08-23 4.55.MD

Nderojmë kujtimin e viktimave të regjimeve totalitare

Sot shënojmë Ditën e Kujtimit për Krimet e Regjimeve Nacional Socialiste, Komuniste dhe të tjera totalitare dhe nderojmë viktimat e tyre. Kryeministri Dimitër Gllavçev, i cili vendosi lule para Memorialit të Viktimave të Komunizmit, i cili ndodhet..

botuar më 24-08-23 4.03.MD