Dita e Shën Theodhorit është gjithmonë një javë pas të Lidhurave të Djathit - të shtunën e parë të Kreshmëve të Mëdha. Festa është në kufirin midis dimrit dhe pranverës dhe u është e kushtuar kuajve.
Besohet se, veprimet e ritit në këtë ditë do të sigurojnë shëndet dhe pjellori të mirë tek kuajt. Bukët e ritit, të cilat përgatiten për ditën e Shën Theodhorit , shpesh janë në formën e patkoit, të kalit, të kukullës. Mbi to vendosen hudhra, arra, misër.
Në përfytyrimet popullore Shën Theodhori i ka hipur një kali të bardhë dhe është përkrahës i kuajve, por po kështu është mes forcave të errëta, të cilat vërshojnë gjatë javës përpara ditës së Shën Theodhorit
Nëpër trojet tona dita e Shën Theodhorit festohet akoma që në kohën mesjetare.
Herët në mëngjes në ditën e Shën Theodhorit gratë kanë ndarë nga bukët e ritit të afërmeve dhe fqinjëve. Prej tyre u kanë vënë dhe në ushqimin e kuajve. Në disa rajone kanë vrapuar nëpër rrugë, duke imituar një garë me kuaj. Kjo është bërë për shëndet dhe begati e pjellori të kafshëve dhe të nuseve të reja.
Një nga traditat më të qëndrueshme dhe rezistuese folklorike gjatë viteve, e cila ka mbetur deri në ditët tona, janë garat me kuaj, të quajtura (kushii) , të cilat gjithmonë organizohen në këtë ditë. Dikur pjesëmarrësit kanë qenë kryesisht beqarët. Duke treguar mjeshtëritë e tyre, ata kanë dëshmuar përpara prindërve të vajzave të reja se janë të aftë për tu martuar. Shumë herët në mëngjes përpara se të lind dielli, djemtë i kanë shpënë kuajt për të pirë ujë, u kanë dhënë për të ngrënë bukë me kripë, i kanë spastruar dhe i kanëzbukuruar me rruaza, fjongo, tufa me lule dhe gjerdanë me speca të thata.
Dhe sot, në disa rajone kompania e kuajve të të rinjve fillimisht kalon përmes shtëpive të fshatit, kurse njerëzit i dhurojnë me kuleçka dhe i qerasin me verë. Ekziston dhe tradita që përpara garës tri herë të rrotullojnë oborrin e kishës, varrezat ose mejdanin e fshatit. Në këtë ditë më i lumtur është fituesi, i cili jo vetëm që merr njëfarë dekorate materiale, por dhe respektin e bashkësisë, meqenëse ka treguar një shpejtësi dhe cilësi fizike. Në shumë fshatra dhe sot e kësaj dite bëhet kurban, i quajtur shenjtor i kalit , për nder të përkrahësit të kuajve. Kjo është dhe dita e mbarështimit të kuajve dhe të sporteve të kuajve.
Kurse ditën e vet të emrit festojnë Todor, Todorka, Todorina, Teodor, Todora....
Autore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..
Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..