Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qëndisjet nga rrethi i Sofjes ruajnë njohuritë dhe mençurinë parahistorike

“Simbole parahistorike në svilenicat /kështu quhen mëngët e qëndisura/ nga rrethi i Sofjes” është një studim jashtëzakonisht interesant. Libri është në dy pjesë, autore është Julia Boeva. Ajo ka mbaruar Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigjerov”, është doktore e arteve dhe vite të tëra me radhë është bashkëpunëtore shkencore në Institutin Kërkimor Shkencor të Kulturës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Pas mbylljes së institutit ajo është piktore  në praktikë të lirë me ekspozita vetjake dhe pjesëmarrje të shumta në ekspozita të përbashkëta tek ne dhe jashtë shtetit. Julia është autore e pesë librave, kushtuara mençurisë nga epoka e neolitit, të transferuar përmes mijëvjeçarëve.

“Fillova nga vet shenjat prehistorike - tregon autorja. Gjatë gjithë jetës jam interesuar nga arkeologjia dhe më posaçërisht  nga epoka e neolitit. Në një moshë relativisht të herët mësova se cili është kuptimi i njërit prej shenjave më karakteristike për kulturën parahistorike dhe kështu  fillova të vërej dhe të zbuloj. Gjatë vitit 2010 publikova “Pjekuria dhe urtësia e Nënës së Madhe” - një monografi për sistemin semiotik gjatë epokës së neolitit. Në të përmenden paralele me dukuri nga arti popullor, por sikurse nuk i kushtoja një vëmendje të mjaftueshme. Befasisht, në një ekspozitë  në Muzeun Etnografik, pash tek motivet e qëndisjes simbole parahistorike - perëndeshën që është duke lindur dhe koka me brirë.


I njëjti kombinim i cili daton nga mijëvjeçari i 6 përpara epokës së re është gjendur në Anadoll. Vendosa se, duhet të kuptoj  se cila është rëndësia e këtij kombinimi, duket mjaft i rëndësishëm, që të ruhet 8 mijëvjeçarë të tërë”.

E frymëzuar nga ky zbulim, ajo fillon të mbledhë fotografi të mëngëve të qëndisura (svilenici) nga muzetë, nga interneti. Fillimisht studion dhe sistematizon qëndisjet gjeometrike - në svilenikët ka rreth dhjetë lloje të kryqeve, të njëjta me shenjat parahistorike, përfshi dhe svastikat.

“Është më se e mrekullueshme se në qëndisjet janë ruajtur idetë bazë dhe rregullsitë, të gjetura në kulturën parahistorike - vazhdon Julia. Kultura fshatare ka lindur gjatë kohës së neolitit, janë saktësuar tradita, të cilat duhet të ishin respektuar. Më në veçanti në artin dhe mjeshtëritë e grave, të cilat kanë mbetur larg ndryshimeve, të imponuara nga jeta shoqërore. Për shkaqe historike, tek ne janë ruajtur mjaft shumë tradita të vjetra, veshje popullore e të tjera. Kurse qëndisjet mbi rrobat e bullgarit kanë qenë të detyrueshme-është konsideruar se, veshja pa qëndisje nuk është mjaft e mbrojtur, ato formojnë si në kornizë të gjitha hapjet e veshjes tradicionale. Një nga simbolet karakteristike është shenja e kryqit. Ai është një orientim për drejtimet e botës, për ecurinë e diellit, të jetës së njeriut, shenjë për një drejtësi, për anën kozmike. Në rrethin e Sofjes paraqitet emërtimi elbetica - një  kombinim kryqëzor i katër zogjve dhe katër imazheve të perëndeshës me duart e ngritura.

U bëra një analizë elbeticëve të shumta nga rrethi i Sofjes, u bë e qartë se në to prezantohet  origjina dhe zhvillimi i botës nga një pikë, e cila zmadhohet dhe rritet në katër drejtimet në llojin e një kozmosi, në një mënyrë të drejtë. Në një farë etape nga ky zhvillim gjeometrik paraqiten imazhet e perëndeshës në katër/ose në tetë/ drejtimet e botës. Në kulturën parahistorike perëndesha pasqyron dhe tregon të gjithë botën.

Sipas Julia Boevës, njerëzit gjatë periudhës së neolitit me siguri se kanë ditur se çfarë do të thonë simbolet. Pak nga pak dija fillon të zhduket, por gratë, duke përsëritur me një saktësi të madhe e të përpiktë, kanë ruajtur bashkë me to dhe kuptimin për një përkatësi midis botës dhe njeriut. Këto shenja janë një mënyrë për një sfidim të vetëdijshëm dhe një mirëmbajtje të rendit si në botë, kështu dhe në shoqërinë tradicionale fshatare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Julia Boeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit - një festë e ngarkuar me pritjen e Zotit të Ri dhe Rilindjen e Diellit

Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..

botuar më 24-12-20 5.40.PD

Nga marmelata e shalqinit e deri tek Dita e Dervishëve - cilat janë "Thesaret e gjalla njerëzore" të Bullgarisë

Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..

botuar më 24-12-12 7.35.PD
Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD