Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vala e tretë e koronavirusit prek të rinjtë, gratë shtatzëna dhe familje të tëra

Dyqanet e mëdha jo-ushqimore hapin dyert e tyre në kushte të caktuara

Foto: BGNES

Familje të tëra, shumë nënë dhe gra me barrë janë të sëmura me koronavirus si dhe shumë njerëz të rinj gjenden në spital, njoftoi në brifingun e rregullt të autoriteteve shëndetësore ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov. Sipas fjalëve të tij, vala e tretë  e Covid-19, nuk i përngjan fare valës së dytë, por vendi ynë do të dalë me sukses prej saj. Ministri bindi se, spitalet janë të përgatitura - për më tepër për faktin, se shumë nga mjekët janë të vaksinuar dhe nuk ka një mangësi tek mjekët.

Po vazhdojnë bisedimet për sigurimin e një sasie suplementare të vaksinave dhe pritet që deri në darkë vendimi të merret në nivel më të lartë, tha akoma profesori Kostadin Angjellov. Do të furnizohen gjithashtu dhe 6 mijë doza të jashtëzakonshme remdesivir.

Për një javë numri i të sëmurëve me koronavirus është rritur me 23%, kurse i të vdekurve me 5%, informoi gjenerali Vencisllav Mutafçijski, shef i Shtabit Operativ Kombëtar. Ai saktësoi se, referencat janë rekorde - 661 në 100 mijë veta në këtë moment janë me Covid-19, kurse 20 në 100 mijë veta po e humbasin jetën për shkak të sëmundjes. Në të njëjtën kohë, zënia e shtretërve në spitale për pacientë  pa komplikime u rrit me 17%, kurse në repartet intensive - me 22%. Kështu  69% nga vendet për njerëz në gjendje më të lehtë nëpër spitale janë të zëna, si dhe 70% për pacientët të cilët janë në kujdes intensiv.

Bullgaria zë vendin e 6 në Bashkimin Evropian  në bazë të treguesit sëmundshmëri 14 ditësh, derisa numri i të vdekurve na rendit në vendin e 4, njoftoi inspektori shtetëror shëndetësor docenti Angjell Kunçev. “Nëse ne lejojmë një mosrespektim më të gjerë të masave, kemi horizont që të dyfishojmë dy herë e gjysmë numrin e rasteve, të njerëzve të pranuar në spital dhe të të vdekurve,” paralajmëroi ai. Në vend, me më shumë të sëmurë janë zonat Burgas, Silistra, Sofja, Vraca dhe Pleven, kurse me më të ulët - Tërgovishte, Razgrad, Kërxhali, Vidin dhe Pazarxhik.



Ministri i ekonomisë Llëçezar Borisov deklaroi se, po ndërmerren disa lehtësime sa u përket masave kundra epidemiologjike.


Dyqanet  për mallra jo ushqimore në qendrat tregtare do të mund të hapin dyer, nëse deri tek to ka një prani nga rruga ose parking. Objektet me një sipërfaqe mbi 300 metra katrore po kështu do të vazhdojnë veprimtarinë e vet, nëse alokojnë më pak hapësirë (deri më 300 metra katror) për klientët e vet, për shembull përmes mureve ndarës. Përveç kësaj në sipërfaqet e hapura tanimë do të mund të zhvillohet tregti.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivo Mihov

Në Universitetin e Sofjes po punohet për krijimin e një kompjuteri kuantik

Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..

botuar më 25-02-25 11.25.PD

Tre vjet më vonë - për luftën në Ukrainë, paqen dhe të ardhmen

Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..

botuar më 25-02-24 9.00.MD
Ivajllo Naçev

Shkencëtarët bullgarë në Antarktidë analizojnë aktivitetin diellor dhe ndikimin e tij në Tokë

Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..

botuar më 25-02-23 7.25.PD