Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi dita e zgjedhjeve në Bullgari

Foto: BNR- Ani Petrova

Sipas legjislacionit bullgar, ambientet zgjedhore hapen, kurse dita e zgjedhjeve shpallet nga kryetari i  Komisionit Sektorial të Zgjedhjeve në orën 7,00. Për këtë qëllim duhet të ketë kuorum, me fjalë të tjera të marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të komisionit. Fill përpara nisjes dhe hapjes së ditës së zgjedhjeve shtypen fletët e votimit. Kryetari i Komisionit Sektorial të Zgjedhjeve kontrollon fletëvotimet dhe materialet, kutinë e votimit, përfshi dhe gjatë votimit me makinë dhe nëse ajo është bosh. Pas kontrollit  kutia mbyllet dhe vuloset me shirita letre, të firmosura nga anëtarët e pranishëm në komision, dhe vuloset me vulën e komisionit. Pas këtyre veprimeve dita e zgjedhjeve shpallet e hapur. 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 korrikun

Ditën e premte do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°, në Sofje 20°. Maksimumi do..

botuar më 24-07-11 7.25.MD

Dy korridore logjistike të NATO-s do të kalojnë përmes Bullgarisë

Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e Aleancës në Uashington, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në kuadër..

botuar më 24-07-11 6.18.MD
Ramadan Altaj

Grupi i DPS-së u pakësua me dy deputetë të tjerë

Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se deputeti Ahmed Vrançev ka shprehur me shkrim dëshirën për t'u larguar nga grupi parlamentar i DPS-së...

botuar më 24-07-11 4.32.MD