Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bazilika Episkopale në Plovdiv hap dyer për turistët

Foto: plovdiv.bg

Në lidhje me Ditën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Monumenteve të Kulturës do të inaugurohet zyrtarisht Bazilika Episkopale e restauruar e Filipopolit antik, ose Plovdivi i sotëm. Ngjarja e shumëpritur do të zhvillohet më 18 prill dhe do të transmetohet online në sajtin e Bashkisë së Plovdivit dhe në Facebook-faqet e Bashkisë së Plovdivit, Instituti Bashkiak “Plovdivi i Lashtë”. 

Pas një restaurimi 5 vjeçar të godinës dhe rivendosjes së mozaikëve unikale, bazilika  do të mund të vizitohet nga banuesit dhe miqtë e qytetit. Godina është unikale me përpjesëtimin e vet, me zgjidhjen e vet arkitekturore dhe dekorimin, duke u renditur mes objekteve më përfaqësive nga krishterimi i hershëm në këtë pjesë të Ballkanit. Jo rastësisht ajo është e përfshirë në listën për trashëgiminë kulturore dhe natyrore të UNESKO-s. 



Akoma për këtë kryevepër arkitektonike të padiskutueshme do të mësoni nga artikulli “Një jetë e re për Bazilikën e lashtë Episkopale në qytetin Plovdiv” nga koleksioni i Radio Bullgarisë. 

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hisarja pret festivalin e parë antik "Dioklecianopolis - Udhëkryqi i kohës"

Nga data 5 deri më 7 prill në Hisarja fillon festivali i parë antik “Dioklecianopolis – udhëkryq i kohës”, njoftoi administrata bashkiake. Ai synon të tregojë se si ka qenë jeta në qytetin e Hisarjas në shekujt III-IV. Nëpërmjet rikrijimit të..

botuar më 24-04-05 7.15.PD
Kisha bullgare

164 vjet më parë në Kostandinopojë u shpall pavarësia kishtare bullgare

Më 3 prill 1860, gjatë shërbesës solemne të Pashkëve në kishën bullgare "Shën Stefan" në Stamboll, Mitropoliti Illarion Makariopollski nuk përmendi emrin e patrikut ekumenik grek. Në vend të emrit të Patrikut Kirill VII, u shpall ai i Sulltanit..

botuar më 24-04-03 11.41.PD

Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO - 20 vjet më vonë

Sot mbushen saktësisht 20 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Dhe nëse vendimi do të merrej sërish sot, 56% e bullgarëve do të votonin që vendi ynë të mbetet anëtar i Aleancës, ndërsa 28% janë të mendimit se duhet të jetë jashtë paktit...

botuar më 24-03-29 6.00.PD