Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Tërheqja e Turqisë nga Konventa e Stambollit është përfundimtare



Tërheqja e Turqisë nga Konventa e Stambollit është një fakt i kryer, vendimi është përfundimtar. Këtë e shpalli presidenti i vendit Rexhep Erdogan në përgjigje të thirrjeve nga Evropa për të rimenduar pozicionin e Turqisë, transmetoi Nova TV. Vendimi për tërheqjen nga konventa u shpall nga Ankaraja në mënyrë befasuese përpara dhjetë ditëve. Reagimet në vend nuk vonuan –mijëra dolën nëpër rrugë në përkrahje të dokumentit, njëri nga qëllimet e të cilit është të mbrojë gratë nga dhuna, informon BTV. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore Shëndetësore, 38% nga gratë në Turqi i kanë qenë të nënshtruar dhunës nga partneri të paktën njëherë në jetën e vet. Që nga fillimi i vitit në vend gjatë rrethanave të dyshimta janë vrarë 78 gra.  Konventa u nënshkrua nga Turqia gjatë vitit 2011. Kundërshtarët e dokumentit mendojnë se ai minon familjen me konceptin për barazinë gjinore, saktësoi Televizioni Kombëtar Bullgar. 

Një raport i Shteteve të Bashkuara kritikoi Serbinë, Serbia kritikoi Shtetet e Bashkuara 



Ministri serb i punëve të brendshme, Aleksandër Vulin, në një koment rreth raportit të fundit të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, deklaroi se “qeveria e Shteteve të Bashkuara mund të kritikojë, por duhet të dijë se kritika e saj kushton aq sa gatishmëria e tij ta aplikojë këtë, të cilën e kërkon nga të tjerët dhe ndaj vetes së vet”, njoftojnë mediat vendase, të cituara nga BGNES. 

“Një vend ku Senati mbron veten dhe me koston e jetës së protestuesve, nuk duhet të kërkojë nga policia serbe të mos e mbrojë parlamentin e vet. Qeveria e një shteti, në të cilin konfliktet racore janë në rritje, dhe krimet e urrejtjes aksidentale janë të zakonshme, nuk duhet të akuzojë kaq lehtë Serbinë për krime të urrejtjes”, tha Vulin. 

Gjatë vitit 2020 Serbia dhe Mali i Zi u drejtuan përpara sfidave të rëndësishme të të drejtave të njeriut, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan. Ka kufizime serioze për lirinë e shprehjes, duke përfshirë edhe dhunën, dhe arrestime të pajustifikuara dhe përndjekje të gazetarëve.

Çdo një grek me të drejtë për një test falas për Covid-19 njëherë në javë



Nga data 1 prill, çdo një qytetar grek ka të drejtën e një testi falas për Covid-19 njëherë në javë. Nga data 3 prill në Greqi lejohet ikje nga zona e banimit gjatë fundjavës. Nga data 5 prill hapin dyqanet, por jo dhe qendrat tregtare, njofton Radioja Kombëtare Bullgare - programi “Horizont”. Të gjithë të cilët janë të punësuar në sferën e tregtisë, detyrimisht do të testohen nga dy herë në javë. 

Rumunët dolën në rrugë për shkak të kufizimeve 



Pavarësisht nga vala e re e pandemisë dhe ngarkimi i sistemit spitalor, disa ditë me radhë rumunët protestuan në Bukuresht dhe në qytete të tjera kundra kufizimeve, të lidhura me pandeminë. Në disa vende protestat u përshkallëzuan në dhunë. Të pakënaqurit këmbëngulin për heqjen e kërkesës për të mbajtur maska në ambiente të hapura, për hapjen e shkollave, restoranteve dhe të palestrave, kundra kufizimeve  në lëvizje pas një ore të caktuar dhe kundër kohës së pakësuar të punës të dyqaneve, transmetoi Radio Rumania. Por, autoritetet janë të bindur se vetëm në këtë mënyrë mund të kufizohet shpërndarja e Covid-19 dhe tani për tani nuk kanë ndërmend të lirojnë masat. Ndaj momentit në Rumani janë vaksinuar mbi 2 milionë veta, rreth gjysma prej tyre-me dozë të dytë.   

Qiproja hap dyer për turistët



Nga data 1 prill Qiproja hapet zyrtarisht për turistët prej mbi 65 shteteve, transmetoi korrespondentja e BNR në ishull Branisllava Bobanac. Sipas protokollit të ri të hyrë në fuqi, ata të cilët mbërrijnë nga këto vende nuk do të vetë izolohen pas ardhjes së tyre në ishull, por do të paraqesin një ose dy PCR teste negative në varësi nga kategorizimi i shteteve. Nga data 1 prill në Qipro zbatohet klasifikimi evropian i vendeve në grupe "të gjelbra", "portokalli" dhe "të kuqe". Turistët nga tregjet më të mëdha turistike  për Qipron - Britania e Madhe, Rusia dhe Izraeli, të cilat janë në “grupin e kuq” mund të udhëtojnë deri në ishull, duke paraqitur dy PCR teste negative  -një përpara fluturimit dhe i dyti gjatë mbërritjes së tyre. Qytetarët e vaksinuar të Izraelit hyjnë pa teste. 

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, Balkan.eu, EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi pretendon se Bullgaria nuk ka një projekt për lidhje hekurudhore përgjatë Korridorit nr.8 Ndërtimi i linjës hekurudhore nga Kriva Pal в anka deri në Bullgari përgjatë Korridorit nr. 8 mund të humbasë financimin nga BE-ja për shkak..

botuar më 24-06-28 2.45.MD
Presidenti Rumen Radev

Klasa politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka frikë të njohë ekzistencën e fjalës "bullgar" atje

Kreu i shtetit Rumen Radev bëri thirrje për veprime konkrete të menjëhershme nga qeveria bullgare dhe institucionet evropiane për respektimin e parimeve evropiane për zgjerimin e Bashkimit Evropian. “Qeveria e re në shtetin tonë fqinj ka treguar..

botuar më 24-06-26 8.09.MD
Doc. Dr. Spas Tashev

Integrimi evropian nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut

Festa e Frymës së Shenjtë në Bullgari shënohet edhe si Dita e Maqedonisë. Tradita filloi pas Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, pasi fillimisht ishte Dita e Luftës për Maqedoninë dhe Edrenenë, dhe pas Luftës së Parë Botërore u bë "Dita e..

botuar më 24-06-24 4.03.MD