Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB-SDS është në krye në 23 rajone, BSP për Bullgarinë – në një

Foto: Radio Vidin

Partia GERB-SDS është në krye në 23 rajone elektorale, DPS - në tre, "Ekziston një popull i tillë" - në dy, "Bullgaria Demokratike" - gjithashtu në dy, dhe BSP për Bullgarinë - në një, sipas rezultateve jopërfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, sipas të dhënave të KQZ-së.

Koalicioni GERB-SDS mori më shumë vota në Bllagoevgrad, Burgas, Varna, Veliko Tërnovo, Vidin, Vraca, Gabrovo, Dobriç, Kjustendill, Loveç, Montana, Pazardxhik, Pernik, Plovdiv, rajonin e Plovdivit, Silistra, Sliven, Smoljan, rrethin e Sofjes, Stara Zagora, Haskovo, Shumen dhe në rajonin e 24 zgjedhor – Sofje.

DPS mban vendin e parë në Kërdxhali, Razgrad dhe Tërgovishte, "Ka njerëz të tillë" - në Pleven dhe Ruse, "Bullgaria Demokratike" - në rajonet e 23 dhe 24 zgjedhore në Sofje. BSP për Bullgarinë është forca e parë politike vetëm në Jamboll, bëri të ditur BNR Horizont.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi I motit për 27 nëntorin 2024

Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..

botuar më 24-11-26 7.35.MD

Është përgatitur vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..

botuar më 24-11-26 6.23.MD

Gjykata pranoi për shqyrtim kërkesat për anulimin e zgjedhjeve parlamentare

Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..

botuar më 24-11-26 5.37.MD