Ansambli bullgar i gjimnastikës ritmike për vajza fitoi medalje ari dhe argjendi në finalet me vegla të veçanta të Turneut Ndërkombëtar të Kupës "Sofje", njoftoi BGNES. Ato morën titullin për pesë shirita, argjendin e mori Izraeli, ndërsa ekipi polak doli i treti.
Bullgaret fituan një medalje të argjendtë për kombinimin e tyre me pesë topa dhe morën bronz në shumëgarësh.
Turneu zhvillohet pa audiencë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..