Themeluesi i platformës së tregtimit të aksioneve pa komision Robinhood Vllad Tenev u bë zyrtarisht miliarderi i parë, i lindur dhe i rritur në Bullgari, i cili hyn në listën e “Forbes” me njerëzit më të pasur në botë.
Vlladimir ose më mirë i njohur si Vllad Tenev u rendit në klasifikimin e botimit prestigjioz për vitin 2021 në vendin e 2574 me një pasuri neto nga 1 miliard dollarë.
Platforma arriti të tërheqë shumë interes nga investitorët e vegjël, si dhe kapital, i cili e ka kthyer atë në një kompani për disa miliardë dollarë, njoftoi BGNES. Gjatë vitit të kaluar, Robinhode arriti një vlerësim të tregut prej 11.2 miliardë dollarësh.
Vlladimir Tenev lindi në qytetin bregdetar bullgar Varna, u transferua për të banuar në Shtetet e Bashkuara bashkë me prindërit e tij në vitin 1992. Ata të dy janë ekonomistë dhe aty para tyre u hap mundësia të punojnë në Bankën Botërore në Uashington.
Para 27 vitesh, pasiguria në të cilën ndodhej vendi ynë, por edhe pasioni për ngjitje, e bëri bashkatdhetarin tonë, Konstantin Zllatev, të marrë çantën mbi supe dhe me rreth 3000 dollarë të niset drejt një ëndrre – të ngjisë ndonjë prej majave..
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ju prezantojmë me atë - një grua bullgare me një arsimim, aktivitet social dhe politik mbresëlënës, e cila ndërton jetën e saj midis Evropës dhe SHBA-së për 20 vitet e fundit, dhe vetëm një muaj më parë në Nju Jork ajo u..
Një hartë gjeografike ndihmoi në lindjen e Bullgarisë moderne gjatë Luftës Ruso-Turke të v. 1877-78 Austro-hungarezi Felix Kanitz (1829 – 1904) ishte i pari europianoperëndimor që vizitoi mbi 3200 fshatra dhe qytete bullgare. Përgjatë rrugëve dhe..