Takim Bashkim Evropian-Turqi: Premtime për Erdoganin, pa kolltuk për von der Layen
Premtime për një angazhim të ri të Bashkimit Evropian ndaj Turqisë dhe një problem protokolli, i cili shkaktoi kritika dhe shaka, shënuan takimin e presidentit të Turqisë Rexhep Erdogan me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Layen dhe kryetarin e Bashkimit Evropian Charles Michel, shkruan gazeta “Dnevnik”. Liderët evropianë kanë nënvizuar se planet e reja për forcimin e bashkëpunimit mund të realizohen, vetëm nëse Turqia i përmbahet standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Planet parashikojnë thellimin e lidhjeve ekonomike, modernizimin e bashkimit doganor me qasje më të mirë për Turqinë në tregun unik të Bashkimit Evropian, një bashkëpunim më të mirë në migracion. Një skandal shkaktoi një video në internet, në të cilën shikohet se në takimin midis të treve, Ursula von der Layen ka mbetur pa kolltuk. Mediat e lidhën ndodhinë me faktin se, Ursula von der Layen është grua.
“Vendosja dhe përcaktimi i vendeve për tu ulur qe bërë në përshtatje me propozimin e Bashkimit Evropianë. Pikë”, komenton ministri i jashtëm Mevlut Çavusoglu .
Greqia, Qiproja dhe Serbia riafirmuan bashkëpunimin midis tyre
Ministrat e punëve të jashtme të Serbisë, Greqisë dhe Qipros - Nikolla Selakovic, Nikos Dendias dhe Nikos Christodoulidis, kanë zhvilluar takimin e vet trepalësh në Beograd, transmetoi Agjencia “Fokus”. Ata kanë riafirmuar angazhimin e tyre për bashkëpunim të ndërsjellë. Dendias ka nënvizuar përkrahjen e Greqisë për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, si dhe të ndërlidhësit të gazit midis Serbisë dhe Bullgarisë, i cili do të lidhet me gazsjellësin Greqi-Bullgari, si dhe me gazsjellësin Trans Adriatik.
Dendias ka ngritur dhe çështjen për Greqinë dhe Qipron si shtete fronti të migracionit në Mesdheun Lindor dhe ka nënvizuar domosdoshmërinë që Turqia të forcojë kontrollin kufitar dhe të marrë parasysh marrëveshjen e saj me Bashkimin Evropian nga viti 2016. Takimi tjetër i të tre ministrave do të zhvillohet në Selanik.
Çështje rreth të drejtave të njeriut në Rumani gjatë kohës së pandemisë
Masat e ndërmarra nga autoritetet rumune gjatë kohës së pandemisë nga Covid-19, shkaktojnë shqetësime për respektimin e të drejtave të njeriut në Rumani. Këtë e tregon raporti i Amnesty International, i cituar nga Radio Rumania. Amnesty International rikujton se, gjatë muajit mars 2020 në Rumani është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme, e cila më vonë është e ndryshuar me një regjim të një gatishmërie të rritur. Kjo ka çuar deri në shkeljen e të drejtave, të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut e pikërisht të arsimit, të lëvizjes së lirë dhe të zhvillimit të mbledhjeve paqësore.
Gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, organizatat joqeveritare dhe mediat kanë njoftuar për raste të keqtrajtimit të romëve nga ana e policisë. Fëmijët e grupeve të margjinalizuara janë të prekur më tepër nga të mësuarit në internet. Sipas studimit mezi 15% prej tyre kanë pasur një prani të rregullt deri në mësimet online. Problemi kryesor për ta kanë qenë mungesa e teknikës dhe vendi për mësimin normal në banesat e përmbushura me njerëz.
Serbia me marrëveshje për transferimin e teknologjive për “Sputnik V”
Instituti Serb i Virusologjisë “Torllak” ka firmosur marrëveshje me Fondin Rus për Investime të drejtpërdrejta dhe me kompaninë Generium për transferim të teknologjive për prodhim të vaksinës ruse kundra Covid-19 “Sputnik V”. Këtë e ka njoftuar ministri serb i inovacioneve dhe kryetar i Komisionit Ndërqeveritar për Bashkëpunim me Rusinë Nenad Popoviç, transmetoi TASS. Instituti “Torllak” do të ketë një prani deri tek të dhënat, të lidhura me prodhimin e vaksinës ruse “Sputnik V”.
Vendet e Ballkanit do të zhvillojnë turizmin kushtuar bimëve kuruese
Gjashtë shtete evropiane bashkë do të zhvillojnë një turizëm alternativ, kushtuar bimëve kuruese. Partnerë në projektin e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian janë Qiproja, Franca, Italia, Malta, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, transmetoi korrespondentja jonë në Qipro Branisllava Bobanac. Qëllimi është krijimi i itinerareve tematike turistike, të cilat lidhin destinacione evropiane me tradita të përbashkëta në fushën e bimëve shëruese dhe aromatike. Tanimë po përpunohen 12 tema, të cilat lidhin 150 lokacione evropiane të bimëve.
Në Qipro, itinerari atraktiv turistik do të kalojë kryesisht përmes malit Troodos, në pjesën qendrore të ishullit. Ai do të propozojë vizita të kopshteve me livandë dhe trëndafila dhe të qendrave për përpunimin e tyre. Interesin e adhuruesve ndaj aromave dhe shijeve do ta tërheqin dhe kopshtet botanike, parqet e specializuara të bimëve dhe ato të parfumerisë, parku i ullinjve.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES, arkiv
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..