Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja lulëzon me qilima shumëngjyrësh pranveror me tulipanë dhe manushaqe

4
Foto: BGNES

Pavarësisht nga masat kundra epidemiologjike dhe nga koha më e freskët gjatë kësaj pranvere, kryeqytetasit i përmbushin rrugët, parqet dhe kopshtet, duke shijuar rrezet e para më të buta të diellit dhe pemët dhe shkurret me një gjelbërim të ndrojtur. Gjatë muajit prill Sofja shkund mantelin e saj gri dimëror, që të shkëlqejë me ngjyrat  e pranverës. Kompozicionet prej luleve pranverore, të cilat do t’i gëzojnë kryeqytetasit dhe turistët gjatë javëve të ardhshme do të shpërndahen në më shumë se 10 dynymë nëpër të gjithë qytetin. Pjesa më e madhe e shtretërve të luleve do të zbukurojnë parqet dhe kopshtet e qytetit - njoftojnë nga bashkia e kryeqytetit.


Sivjet, me një nderim më të madh janë tulipanët dhe manushaqet. Për këtë qëllim në Sofje janë mbjellë mbi 200 mijë tulipanë, një pjesë nga të cilat janë import nga Holanda. Dhe akoma - 5200 manushaqe dhe luleshqerra /Bellis perennis/, 300 mijë trëndafila dhe më shumë se 2 000 shkurre shumëvjeçare do të gëzojnë sofjanasit.


Qilimat më spektakolar të tulipanëve rozë me tufa dhe të manushaqeve do të hapen përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës, kurse nga Ura e të Dashuruarve do të shikohen rrethe me shkurre me një gjelbërim të përhershëm në një gërshetim me tulipanë të bardhë dhe bojë rozë. Gjatë lulëzimit të bulevardit të kryeqytetit “Evllogji dhe Hristo Gjeorgjievi” rreth kanalit të lumit Perllovska, janë përdorur varietete të ndryshme të tulipanëve të bardhë me tufa, në një gërshetim me luleshqerra të bardha, rozë dhe me tufa.  

Figura me ngjyra dhe rreshta të hollë të barërave zbukurues, lule shumëvjeçare dhe njëvjeçare dhe shkurre me një gjelbërim të përhershëm do të larmojnë vijat e gjelbra të rrugës “Botevgradsko Shose” dhe do të shoqërojnë  me kilometra ata të cilët hyjnë në Sofje.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, Ani Petrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD

Sofja, Varna dhe Burgas transmetojnë drejtpërdrejt hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

Hapen zyrtarisht Lojërat e Olimpiadës së 33-të Verore në Paris. Me këtë rast, kreu i shtetit Rumen Radev ndodhet në kryeqytetin francez për të marrë pjesë në hapje, me ftesë të presidentit francez Emanjuell Makron dhe presidentit të Komitetit Olimpik..

botuar më 24-07-26 7.45.PD