Mbi 2 milionë euro për restaurimin e kishave dhe të banesave e godinave kishtare me një rëndësi kombëtare dha në mbledhjen e vet të fundit të rregullt qeveria. Afro një çerek nga paratë jepen për konservimin dhe restaurimin e manastirit të Muldavës “Shën e Premtja” në bashkinë Asenovgrad. Manastiri është i themeluar gjatë shekullit të 14 dhe ka qenë një qendër e rëndësishme letrare në epokën e Rilindjes. Në bibliotekën e tij të pasur janë ruajtur dorëshkrime shumë të vjetra dhe të rralla, të cilat më vonë kanë qenë të plaçkitura dhe të shkatërruara. Pranë tij ka pasur dhe një shkollë kishtare, e cila ka ekzistuar deri në vitin 1888.
Parashikohet një konservim dhe restaurim i kishës “Shën martiri Dhimitri i Selanikut” në qytetin Vidin , i cili është i dyti për nga madhësia në Bullgari, pas katedrales së patrikanës “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje. Në pjesën veriore të kishës, ku është froni i Shën Joan Rillskit ka një mbishkrim unikal mural, me një kompozicion të ngjashëm të atij të pikturuar në kishën katedrale “Aleksandër Nevski”. Në të Mbreti Petër kërkon takim me vetmitarin e Rillës, i cili i refuzon dhuratat mbretërore dhe pranon vetëm frutat. Kureshtare është po kështu se në imazhet e ushtarëve mbretërorë janë pikturuar fytyrat e heronjve kombëtarë- Vasill Levski, Georgi Rakovski, Hristo Botev, Gjeorgi Benkovski, Todor Aleksandrov dhe Ljuben Karavellov. Autor i mbishkrimit mural është Gospodin Zheljazkov , i cili mbase ka pikturuar figurat e personaliteteve historike me ndihmën e uratave të mitropolitit të atëhershëm të qytetit Vidin, Neofit.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaArkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..