Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një libër na takon me “fëmijët e ndryshëm” të Bullgarisë

Foto: Facebook /Të njihemi

Në javën në të cilën shënojmë Ditën Botërore të Librit - 23 prill, doli nga shtypi një foto-libër shumë special falas me kauzë dhe mesazh. “Të njihemi me “fëmijët e ndryshëm” të Bullgarisë” është një mundësi të takohemi me 35 fëmijë të diagnostikuar me sëmundje si paraliza cerebrale, autizmi, sindroma Daun e të tjera. Përveç fotografive, në libër janë përfshirë disa nga historitë personale të pjesëmarrësve në të, si dhe karakteristika bazë të sëmundjeve të tyre.

Misioni i këtij botimi është që të mund t’i bëjë më të njohur e të dallueshëm, kurse ata të cilët  vuajnë - të jenë të pranuar nga shoqëria jonë. Vetëm në këtë mënyrë këta fëmijë dhe të afërmit e tyre do të mund të kenë një jetë më të mirë, janë kategorik Anna Jonçeva, themeluese e projektit “Fëmijët e ndryshëm të Bullgarisë” dhe Vanja Todorova - kryetare e fondacionit “Ne mundemi së bashku”. Prandaj dhe theksi në historitë e librit janë ëndrrat dhe mundësitë, të cilat i kanë modelet e buzëqeshura të fotografes Anna Jonçeva, që të mund të kuptohet se shpesh herë ato janë të njëjtat si tonat.

Libri do të shpërndahet falas nëpër të gjithë vendin dhe kryesisht nëpër shkolla, kurse qëllimi më i madh i projektit “Fëmijët e ndryshëm të Bullgarisë”   është një ngjarje e vazhdueshme për grumbullimin e parave për blerjen e kolovajzave speciale-peshore, të përshtatura për fëmijët në karrige me rrota. Deri në këtë moment ka të prodhuara dhe të montuara 15 pajisje të tilla, në sajë të përpjekjeve të Anna Jonçevës. Premiera e librit “Të njihemi me “fëmijët e ndryshëm” të Bullgarisë” në Sofje është më 24 prill në kuadrin e Pazarit Pranveror përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës .

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për 5 ditë Stara Zagora bëhet kryeqyteti i birrës

Përjetime të paharrueshme me birrën e freskët, kokteje të birrës alkoolike dhe joalkoolike të zhvilluara posaçërisht, hite të preferuara bullgare dhe të huaja të hip-hop dhe rok, folklor bullgar dhe meze të shijshme premtojnë nga Komuna e qytetit..

botuar më 24-09-04 5.25.PD

Qyteti Maxharovo në Rodope pret Festivalin e Shkabës

Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..

botuar më 24-09-01 9.15.PD

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD