Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Joe Biden u bëri thirrje Serbisë dhe Kosovës për njohje të ndërsjellë

Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të vazhdojë dialogun për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë fqinje. Në një letër drejtuar presidentes së re të Kosovës Vjosa Osmani, Biden  ka vënë në dukje se Uashingtoni do të vazhdojë të përkrahë përpjekjet për sigurimin e një paqeje të qëndrueshme përmes dialogut produktiv midis Kosovës dhe Serbisë dhe në fund përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim. “Ne besojmë se ajo duhet të fokusohet mbi njohjen e ndërsjellë”, ka vënë në dukje Biden, i cituar nga Associated Press.

Historiani d-r Bobi Bobev: Ideja  e rishikimit të kufijve të Ballkanit Perëndimor është e papranueshme

“Asnjë nuk do të qëndrojë pas një ideje të ngjashme. Realizimi i saj hipotetik do të thotë një rritje të madhe të territoreve të Shqipërisë, Serbisë dhe Kroacisë për llogari të Bosnjë dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi”. Kështu historiani d-r Bobi Bobev, ish ambasador i Bullgarisë në Shqipëri dhe në Kosovë, komentoi përpara Radios Kombëtare Bullgare informacionin e dalë kohët e fundit për “non-paper”, për të cilin pohohet se i është dhënë Brukselit nga kryeministri slloven Janez Jansa. Në dokumentin jozyrtar propozohet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi i disa pjesëve nga Republika Srëbska ndaj Serbisë dhe i kantoneve kroate në Bosnjë dhe Hercegovinë ndaj Kroacisë me qëllim zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor. Sipas Bobevit idetë për krijimin e shteteve të mëdha janë me tradita në regjionin ballkanik, por nga shpërndarja e tyre në këtë moment ka interes ndokush, i cili është kundër “perspektivës euroatlantike të Ballkanit Perëndimor, dhe dëshiron që të krijojë polemikë në rajon”.

Greqia dhe Izraeli kanë nënshkruar marrëveshjen e tyre më të madhe në mbrojtje

Izraeli dhe Greqia  nënshkruan marrëveshjen e tyre më të madhe bilaterale në fushën e mbrojtjes deri në këtë moment. Me marrëveshje për 1,65 miliardë dollarë Kompania Izraelite  “Elbit Systems” detyrohet të krijojë dhe të mirëmbajë qendrën stërvitëse për forcat ushtarako-ajrore greke në vazhdim të 22 vjetëve, transmetoi programi “Horizont” i Radios Kombëtare Bullgare, duke iu referuar “Rojtersit”. Qendra stërvitëse do të jetë në bazë të modelit të Akademisë Izraelite të Fluturimeve dhe do të pajiset me 10 avionë mësimor M-346, të prodhuar nga Kompania Italiane “Leonardo”. Kompania izraelite do të  furnizojë gjithashtu pajisje për rinovimin e avionëve grekë të trajnimit T-6, duke siguruar një trajnim, simulator dhe mbështetje logjistike për ta.

Rumania, Polonia dhe Turqia zhvillojnë në Bukuresht  takimin e vet tradicional

Ministrat e punëve të jashtme të Rumanisë - Bogdan Aurescu, të Polonisë - Zbigniew Rau, dhe të Turqisë - Mevlut Çavushoglu, u takuan në Bukuresht dhe shqyrtuan bashkëpunimin dhe situatën në regjionin e Detit të Zi, transmetoi Radio Rumania. Në forumin tradicional trepalësh, i cili zhvillohet çdo vit që nga viti 2016, kësaj radhe përfshihen dhe ministrat e punëve të jashtme të Gjeorgjisë dhe të Ukrainës. Aurescu ka shprehur shqetësimin serioz të Rumanisë nga situata në Detin e Zi. Gjatë shqyrtimit të problemeve regjionale Çavushoglu është ndalur dhe mbi bashkëpunimin ekonomik midis Turqisë dhe Rumanisë. “Rumania është partnerja jonë më e madhe tregtare në Ballkan, kurse Turqia është mes investuesve më të mëdhenj në ekonominë rumune”, ka theksuar Çavushoglu, i cituar nga “Agjencia e Anadollit”.

Greqia do të pranojë turistë rusë, të vaksinuar me Sputnik V  

Ministri grek i turizmit Harris Theocharis ka vizituar Rusinë, ku është takuar me nëpunës shtetërorë dhe përfaqësues të degës turistike përpara rinisjes së stinës turistike në Greqi, të përcaktuar për më 15 maj,  transmetoi BGNES. Theocharis ka vënë në dukje se Greqia ka marrë vendim të pranojë vaksinën ruse si të barabartë me atë evropiane për qëllimet e turizmit. “Rusët mund të vijnë, pa u nevojitur t’u nënshtrohen kontrollit dhe testeve shtesë”, ka deklaruar Theocharis. Në ngjashmëri të viteve të mëparshme, dhe sivjet pritet që nëpër ishujt më të njohur grekë, si për shembull Santorini, të tërheqin një numër sa më të madh turistësh të huaj.  

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES, Anadolu Agency, mintour.gov.gr

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD