Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një udhëtim në kohën e Pashkëve

4
Foto: Biblioteka rajonale “Hristo Botev” në qytetin Vraca

Një ekspozitë e kartolinave të pranverës dhe të Pashkëve na kthen 100 vjet mbrapa. Udhëtimi në kohë organizohet për vit të radhës nga Biblioteka rajonale “Hristo Botev” në qytetin Vraca. Vizituesit e ekspozitës kureshtare mund të shëtisin nëpër pjesën e vjetër të qytetit Vraca përmes 21 urimeve dhe përshëndetjeve të zgjedhura posaçërisht.

Kujtimet dhe tregimet nga eksponatet hapin gjerësisht dyert  e sallonit për ballo në Klubin Ushtarak të qytetit, na shpien deri tek zona e preferuar e banuesve të Vracës Butov Doll në valle dhe kolovajze ose deri në Venecie - në një shëtitje me rastin e Pashkëve me varkë nën tingujt e orkestrës ose të gramafonit....

Në prag të festës së ndritshme, përpara godinës së bibliotekës është formuar një kënd shumëngjyrësh me një koleksion tepër të veçantë. “Sipas traditës, rreth Ditës së Dafinës dhe Ditës së Pashkës, ne bëjmë ekspozita. Gjatë viteve të fundit në to e v;m; theksin mbi një koleksionin tonë interesant prej kartolinave postare, e cila pasurohet vazhdimisht” - tregon për Radion Kombëtare Bullgare-Vidin Kalina Todorova nga  departamenti i historisë krahinore të bibliotekës dhe shton:  

“Sivjet vendosëm që për Pashkët të ruajmë traditën dhe të tregojmë një përzgjedhje prej 21 kartolinave të dashura postare dhe të bëjmë po kështu një ekspozitë të tillë online, që të mund të shikohet dhe pas kësaj. Përveçse e respektojmë traditën, vendosëm që dhe në një mënyrë të re t’u drejtojmë një sfidë të rinjve, duke i kthyer 100 vjet mbrapa me tregimet tona për festën. Prandaj e vëmë theksin mbi Pashkën në pjesën e vjetër të qytetit Vraca dhe mbi kartolinën postare si një mesazh, si një mbajtës i një bekimi dhe urimi festiv, i urimeve nga më të mirat drejtuar njerëzve më të afërt.”


Urimet nga kartolinat e ekspozitës me rastin e Pashkëve jo vetëm se na kthejnë mbrapa në kohë, por dhe zbulojnë momente interesante nga jeta dhe kultura e paraardhësve tanë. Disa nga eksponatet tregojnë fate personale dhe...dashuri romantike. Si për shembull historia e cila  na kthen në mesin e shekullit të 20 në Klubin Ushtarak, në ballot në qytetin Vraca dhe në qytetin Pleven. “Kjo histori e dashurisë është e lidhur me një nga kartolinat tona - të pikturuar me dorë, e cila na ishte dhuruar nga Valentina Petrova, bashkë me letrat e dashurisë midis gjyshes dhe gjyshit të saj...”-tregon Kalina Todorova.

Ekspozita epistolare provokon edhe vizituesit e saj. Secili ka mundësi të dërgojë urimin e vet me rastin e Pashkës ndonjë njeriu të afërt, duke zgjedhur një kartolinë, duke plotësuar në vend adresën e marrësit dhe duke e lëshuar në kutinë e improvizuar postare për këtë qëllim. Nga ana e vet, organizatorët do të kujdesen që mesazhet me rastin e Pashkës të arrijnë në kohë deri tek marrësit e tyre.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Biblioteka rajonale “Hristo Botev” në qytetin Vraca



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD